PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
UkrainaBE-ja po kupton se mbështetja për Ukrainën nuk do të mjaftojë, ndërsa Rusia përshkallëzon luftën
2 min čitanja
Ukraina

BE-ja po kupton se mbështetja për Ukrainën nuk do të mjaftojë, ndërsa Rusia përshkallëzon luftën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi Evropian po përballet gjithnjë e më shumë me kufizimet e mbështetjes financiare për Ukrainën, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve ruse po rëndon ekonominë e vendit, po dobëson mbrojtjen ajrore dhe po rrit varësinë e Kievit nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët po përballen vetë me vështirësi financiare.Diplomatët evropianë pranojnë se lufta mund të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar dhe se udhëheqësit e BE-së do të duhet të diskutojnë mënyra të reja për ta mbështetur Ukrainën, transmeton Telegrafi.“Kjo luftë do të zgjasë më shumë sesa mendonim”, tha një diplomat evropian, në kushte anonimiteti. Sipas tij, ekziston një vetëdije në rritje se nevojat e Ukrainës do të vazhdojnë, por ende nuk është e qartë se si do të përmbushen ato.Një tjetër diplomat theksoi se BE-ja duhet të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj dhe se do ta shtojë mbështetjen për Ukrainën, si dhe presionin ndaj Rusisë.Në ditët e fundit, sulmet ruse kanë goditur hekurudha, ura, anije transporti, centrale elektrike, qendra të të dhënave, depo, institucione shëndetësore, shkolla dhe kopshte. Në shënjestër është vënë edhe Akademia Kombëtare e Shkencave e Ukrainës.Bombardimet e vazhdueshme, me raketa balistike dhe dronë me motor reaktiv, kanë shkaktuar dhjetëra viktima civile. Në Kramatorsk, më shumë se 30 persona u vranë pasi një sulm me bombë ajrore rrëzëu dy autobusë publikë dhe i përfshiu nga flakët.Të enjten, sulmet ruse e lanë Kievin pa energji elektrike, duke dhënë një paralajmërim të zymtë për dimrin që pritet të jetë ndër më të vështirët që nga fillimi i luftës.“Kjo është terror kundër njerëzve dhe jetës. Është e rëndësishme që udhëheqësit të mos e injorojnë atë që po ndodh”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritetin me Ukrainën dhe i cilësoi sulmet si “krime lufte”.Përshkallëzimi po godet rëndë edhe ekonominë ukrainase. Valët e vazhdueshme të dronëve po ndërpresin aktivitet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi Evropian po përballet gjithnjë e më shumë me kufizimet e mbështetjes financiare për Ukrainën, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve ruse po rëndon ekonominë e vendit, po dobëson mbrojtjen ajrore dhe po rrit varësinë e Kievit nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët po përballen vetë me vështirësi financiare.Diplomatët evropianë pranojnë se lufta mund të zgjasë më shumë sesa ishte parashikuar dhe se udhëheqësit e BE-së do të duhet të diskutojnë mënyra të reja për ta mbështetur Ukrainën, transmeton Telegrafi.“Kjo luftë do të zgjasë më shumë sesa mendonim”, tha një diplomat evropian, në kushte anonimiteti. Sipas tij, ekziston një vetëdije në rritje se nevojat e Ukrainës do të vazhdojnë, por ende nuk është e qartë se si do të përmbushen ato.Një tjetër diplomat theksoi se BE-ja duhet të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj dhe se do ta shtojë mbështetjen për Ukrainën, si dhe presionin ndaj Rusisë.Në ditët e fundit, sulmet ruse kanë goditur hekurudha, ura, anije transporti, centrale elektrike, qendra të të dhënave, depo, institucione shëndetësore, shkolla dhe kopshte. Në shënjestër është vënë edhe Akademia Kombëtare e Shkencave e Ukrainës.Bombardimet e vazhdueshme, me raketa balistike dhe dronë me motor reaktiv, kanë shkaktuar dhjetëra viktima civile. Në Kramatorsk, më shumë se 30 persona u vranë pasi një sulm me bombë ajrore rrëzëu dy autobusë publikë dhe i përfshiu nga flakët.Të enjten, sulmet ruse e lanë Kievin pa energji elektrike, duke dhënë një paralajmërim të zymtë për dimrin që pritet të jetë ndër më të vështirët që nga fillimi i luftës.“Kjo është terror kundër njerëzve dhe jetës. Është e rëndësishme që udhëheqësit të mos e injorojnë atë që po ndodh”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritetin me Ukrainën dhe i cilësoi sulmet si “krime lufte”.Përshkallëzimi po godet rëndë edhe ekonominë ukrainase. Valët e vazhdueshme të dronëve po ndërpresin aktivitet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…