PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SpacexSpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të bëhet operator i plotë celular në SHBA
2 min čitanja
Spacex

SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të bëhet operator i plotë celular në SHBA

Reakcije čitalacaUčitavamo…

SpaceX, kompania e Elon Musk, ka blerë deri në 14 MHz të spektrit të çiftuar në brezin 800 MHz në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, nga kompania Grain Management. Me këtë blerje, kompania synon ta shndërrojë Starlink Mobile në një operator të plotë celular, që mund të konkurrojë drejtpërdrejt me AT&T, Verizon dhe T-Mobile.Musk e cilësoi spektrin e ri si “pjesën e fundit kritike të enigmës së frekuencave” që i nevojitet SpaceX-it për të ofruar mbulim të plotë telefonik në SHBA, transmeton Telegrafi.Plani është që satelitët Starlink të sigurojnë mbulim celular në ambiente të hapura, ndërsa frekuencat e brezit 800 MHz të ndihmojnë në përmirësimin e sinjalit brenda ndërtesave. Shumica e telefonave inteligjentë ekzistues e mbështesin tashmë këtë brez frekuencash.Starlink Mobile synon të përdorë gjithashtu spektrin e vet ekzistues në brezin e mesëm 2 GHz për të ofruar shërbime me shpejtësi dhe kapacitet të lartë në SHBA, kryesisht në ambiente të hapura. Kompania planifikon t’i kombinojë satelitët me stacione të vogla bazë tokësore, të njohura si femtocells, për të ofruar mbulim celular 5G. Pas marrjes së miratimit rregullator për blerjen e fundit, SpaceX thotë se do të vendosë në funksion një arkitekturë fleksibile që kombinon rrjetin satelitor të komunikimit të drejtpërdrejtë me telefonat me një infrastrukturë të avancuar tokësore, duke synuar lidhje të pandërprerë për pajisjet në zona të ndryshme.Nëse plani realizohet, Starlink Mobile do të hyjë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me tre operatorët kryesorë amerikanë. SpaceX synon të ofrojë mbulim më të gjerë në ambiente të hapura, veçanërisht në zonat rurale dhe rajonet që tradicionalisht kanë pasur qasje të kufizuar në shërbimet celulare.Për këtë shërbim, kompania ka marrë miratimin e Komisionit Federal të Komunikimeve të SHBA-së (FCC) për vendosjen e 15 mijë satelitëve të gjeneratës së re.Spektri 800 MHz i blerë nga SpaceX fillimisht i përkiste T-Mobile, e cila ia shiti atë Grain Management në gusht, në këmb

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

SpaceX, kompania e Elon Musk, ka blerë deri në 14 MHz të spektrit të çiftuar në brezin 800 MHz në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, nga kompania Grain Management. Me këtë blerje, kompania synon ta shndërrojë Starlink Mobile në një operator të plotë celular, që mund të konkurrojë drejtpërdrejt me AT&T, Verizon dhe T-Mobile.Musk e cilësoi spektrin e ri si “pjesën e fundit kritike të enigmës së frekuencave” që i nevojitet SpaceX-it për të ofruar mbulim të plotë telefonik në SHBA, transmeton Telegrafi.Plani është që satelitët Starlink të sigurojnë mbulim celular në ambiente të hapura, ndërsa frekuencat e brezit 800 MHz të ndihmojnë në përmirësimin e sinjalit brenda ndërtesave. Shumica e telefonave inteligjentë ekzistues e mbështesin tashmë këtë brez frekuencash.Starlink Mobile synon të përdorë gjithashtu spektrin e vet ekzistues në brezin e mesëm 2 GHz për të ofruar shërbime me shpejtësi dhe kapacitet të lartë në SHBA, kryesisht në ambiente të hapura. Kompania planifikon t’i kombinojë satelitët me stacione të vogla bazë tokësore, të njohura si femtocells, për të ofruar mbulim celular 5G. Pas marrjes së miratimit rregullator për blerjen e fundit, SpaceX thotë se do të vendosë në funksion një arkitekturë fleksibile që kombinon rrjetin satelitor të komunikimit të drejtpërdrejtë me telefonat me një infrastrukturë të avancuar tokësore, duke synuar lidhje të pandërprerë për pajisjet në zona të ndryshme.Nëse plani realizohet, Starlink Mobile do të hyjë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me tre operatorët kryesorë amerikanë. SpaceX synon të ofrojë mbulim më të gjerë në ambiente të hapura, veçanërisht në zonat rurale dhe rajonet që tradicionalisht kanë pasur qasje të kufizuar në shërbimet celulare.Për këtë shërbim, kompania ka marrë miratimin e Komisionit Federal të Komunikimeve të SHBA-së (FCC) për vendosjen e 15 mijë satelitëve të gjeneratës së re.Spektri 800 MHz i blerë nga SpaceX fillimisht i përkiste T-Mobile, e cila ia shiti atë Grain Management në gusht, në këmb

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…