PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Vrasje e rëndëVrasja e rëndë në Livoç të Poshtëm, njoftimi i Prokurorisë Themelore në Gjilan
2 min čitanja
Vrasje e rëndë

Vrasja e rëndë në Livoç të Poshtëm, njoftimi i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm.Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datën 09.10.2026, rreth orës 14:30 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i pandehuri V.R. (38 vjeç) nga Gjilani, për motive akoma të panjohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N.B (27 vjeç), vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin E.B (31 vjeç) si dhe ka plagosur rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarin M.B (48 vjeç), i cili për shkak plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.Prokuroria thekson se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar arma-pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe prova materiale. Gjithashtu janë kryer kontrolle në tri lokacione të pronave të pandehurit dhe janë sekuestruar prova të tjera materiale.I pandehuri nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje. Tutje thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm.Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datën 09.10.2026, rreth orës 14:30 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Livoç i Poshtëm, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i pandehuri V.R. (38 vjeç) nga Gjilani, për motive akoma të panjohura, me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N.B (27 vjeç), vëllain e bashkëshortes, tani të ndjerin E.B (31 vjeç) si dhe ka plagosur rëndë djalin e xhaxhait të bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarin M.B (48 vjeç), i cili për shkak plagëve të marra është duke u trajtuar në QKUK.Prokuroria thekson se në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar arma-pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe prova materiale. Gjithashtu janë kryer kontrolle në tri lokacione të pronave të pandehurit dhe janë sekuestruar prova të tjera materiale.I pandehuri nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje. Tutje thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…