Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kundërofensiva ukrainase në drejtim të Lyman-it ka penguar planin e Rusisë për të rrethuar dhe pushtuar pjesën e rajonit të Donetskut që vazhdon të kontrollohet nga Ukraina, sipas një analize të Institutit për Studimin e Luftës (ISW), me seli në Uashington.Operacioni ukrainas, i koduar “Vivaldi”, ka shkatërruar krahun verior të një manovre rrethuese ruse, duke çliruar deri në 176 kilometra katrorë territor dhe duke i detyruar njësitë ruse të kalojnë në mbrojtje, transmeton Telegrafi.Sipas ISW-së, fushata ruse synonte të rrethonte të ashtuquajturin “brez i fortifikuar”, një rrjet mbrojtës dhe logjistik që mbron pjesën e Donbasit nën kontrollin ukrainas. Plani parashikonte avancimin e forcave ruse nga Lyman-i në veri dhe nga Dobropillia në jugperëndim, me synimin që të dy krahët të bashkoheshin pranë Barvinkoves, në rajonin e Harkivit.Realizimi i këtij rrethimi do ta afronte Moskën me objektivin e saj afatgjatë për pushtimin e të gjithë rajonit të Donetskut dhe do t’i ofronte Kremlinit një rezultat të rëndësishëm për ta paraqitur para opinionit publik rus, në raport me kostot e luftës.Megjithatë, kundërofensiva ukrainase në boshtin e Lyman-it e prishi këtë plan. Forcat ukrainase përparuan përgjatë vijës Ridkodub–Nove–Novomykhailivka në veri dhe Yarova–Drobysheve–Stavky në jug, duke shembur pozicionet e avancuara ruse që kërcënonin Slovianskun nga verilindja.Komandanti i Korpusit të Tretë të Ushtrisë së Ukrainës, Andrii Biletskyi, deklaroi se tri fazat e para të operacionit, të zhvilluara nga mesi deri në fund të shtatorit, çliruan 176 kilometra katrorë territor.Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dha një shifër më të ulët, prej 125 deri në 140 kilometrash katrorë, për gjendjen deri më 3 tetor. Ai gjithashtu tha se humbjet ruse ishin rritur ndjeshëm gjatë dy deri në tre muajve paraprakë.ISW vlerëson se suksesi i operacionit mund të jetë edhe më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare të Kievit.Rusia humb pozicionet për sulmin ndaj SlovianskutSipas institutit, dështi
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.