PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pare“Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

“Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shumë njerëz e lidhin vizitën te mjeku vetëm me dhimbjen, simptomat e dukshme apo përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Por sipas onkologut Arben Bislimi, ky është një mendim i gabuar, sidomos kur flitet për sëmundjet malinje dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.Për këtë temë, Bislimi ka folur gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë” i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimet e sotme.I pyetur për njerëzit që shpesh thonë “jam shumë mirë, nuk kam asgjë, pse të kontrollohem?”, onkologu tha se kjo lidhet me nivelin e edukatës shëndetësore në një shoqëri.“Kjo është pjesë e edukatës shëndetësore që e ka një popull, një vend”, tha Bislimi.Sipas tij, nuk duhet pritur gjithmonë dhimbja apo simptoma për t’u drejtuar te mjeku.“A duhet ta dëgjojmë gjithmonë dhimbjen dhe a duhet gjithmonë të orientohemi vetëm në bazë të dhimbjes ose simptomave për ndihmën e mjekut? Mendoj se jo”, u shpreh ai.Bislimi theksoi se në mjekësi ekzistojnë rregulla të skriningut dhe depistimit, që kanë për qëllim identifikimin e hershëm të sëmundjeve, edhe para se ato të japin shenja të qarta. Të neglizhosh një ndryshim të pazakontë në trup sot është e pafalshme? Sqaron onkologu Arben Bislimi “Janë disa rregulla të skriningut, të depistimit, domethënë të identifikimit të hershëm të eventualisht të sëmundjes”, tha ai.Si shembull, ai përmendi meshkujt mbi moshën 50-vjeçare, për të cilët rekomandohet analiza PSA, një analizë rutinore e gjakut që mund të japë informata të rëndësishme për mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës.“Te meshkujt e moshës mesatare mbi 50 vjeç rekomandohet një PSA, një analizë rutinore gjaku, e cila mund të japë informata shumë të mira për fillin ndoshta të një kanceri të prostatës eventual në zhvillim e sipër”, tha Bislimi.Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shumë njerëz e lidhin vizitën te mjeku vetëm me dhimbjen, simptomat e dukshme apo përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Por sipas onkologut Arben Bislimi, ky është një mendim i gabuar, sidomos kur flitet për sëmundjet malinje dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.Për këtë temë, Bislimi ka folur gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë” i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimet e sotme.I pyetur për njerëzit që shpesh thonë “jam shumë mirë, nuk kam asgjë, pse të kontrollohem?”, onkologu tha se kjo lidhet me nivelin e edukatës shëndetësore në një shoqëri.“Kjo është pjesë e edukatës shëndetësore që e ka një popull, një vend”, tha Bislimi.Sipas tij, nuk duhet pritur gjithmonë dhimbja apo simptoma për t’u drejtuar te mjeku.“A duhet ta dëgjojmë gjithmonë dhimbjen dhe a duhet gjithmonë të orientohemi vetëm në bazë të dhimbjes ose simptomave për ndihmën e mjekut? Mendoj se jo”, u shpreh ai.Bislimi theksoi se në mjekësi ekzistojnë rregulla të skriningut dhe depistimit, që kanë për qëllim identifikimin e hershëm të sëmundjeve, edhe para se ato të japin shenja të qarta. Të neglizhosh një ndryshim të pazakontë në trup sot është e pafalshme? Sqaron onkologu Arben Bislimi “Janë disa rregulla të skriningut, të depistimit, domethënë të identifikimit të hershëm të eventualisht të sëmundjes”, tha ai.Si shembull, ai përmendi meshkujt mbi moshën 50-vjeçare, për të cilët rekomandohet analiza PSA, një analizë rutinore e gjakut që mund të japë informata të rëndësishme për mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës.“Te meshkujt e moshës mesatare mbi 50 vjeç rekomandohet një PSA, një analizë rutinore gjaku, e cila mund të japë informata shumë të mira për fillin ndoshta të një kanceri të prostatës eventual në zhvillim e sipër”, tha Bislimi.Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…