Vladimir putinZelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
2 min čitanja
Vladimir putin
Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar marrëveshjen e njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me naftë dizel ruse, duke paralajmëruar se lehtësimi i shitjes së produkteve energjetike ruse mund të ndihmojë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.Trump deklaroi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të lironte sasi të mëdha nafte dizel në tregjet ndërkombëtare, me synimin për të ulur kostot e larta të energjisë në kushtet e luftës me Iranin.“Rusia do të furnizojë menjëherë tregun amerikan dhe atë global me mbi 300 mijë tonë naftë dizel, si dhe me 500 mijë tonë të tjera gjatë muajit nëntor”, shkroi Trump pas bisedimeve me Putinin.Duke reaguar në rrjetin social X, Zelensky e kundërshtoi këtë njoftim, duke deklaruar se një marrëveshje e tillë nuk do të kontribuojë në paqe, transmeton Telegrafi.“Dhuratat për Putinin nuk do të sjellin paqe apo ndonjë përfitim për botën e civilizuar”, shkroi presidenti ukrainas.“Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet. Ajo që nevojitet është një ulje reale dhe reciproke e tensioneve me Rusinë”, shtoi ai.Ndërkohë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se po lëshonte një licencë të përkohshme që lejonte naftën dizel ruse të hynte në tregjet globale.Shtëpia e Bardhë nuk sqaroi menjëherë se kush do të paguajë për naftën ruse dhe kur do të nisnin furnizimet në kuadër të marrëveshjes. Po ashtu, nuk u bë e ditur nëse dërgesat e tjera të parashikuara për muajin e ardhshëm do të mbërrijnë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.Njoftimi i Trumpit vjen vetëm një muaj pasi ai nënshkroi një paketë të gjerë sanksionesh kundër Rusisë, që synonte sektorin energjetik dhe industri të tjera që ndihmojnë në financimin e luftës në Ukrainë.Marrëveshja ngre pikëpyetje edhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë gjatë këtij muaji, në pë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.