PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ItaliaDy vorbulla uji shfaqen pranë Sicilisë, filmohen pamje spektakolare përpara portit
1 min čitanja
Italia

Dy vorbulla uji shfaqen pranë Sicilisë, filmohen pamje spektakolare përpara portit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy vorbulla uji janë shfaqur të premten në mëngjes pranë portit të Marsalës, në bregun perëndimor të Sicilisë, duke krijuar një pamje spektakolare që u filmua nga zona portuale.Fenomeni natyror u shfaq në një kohë kur rajoni po përballet me përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, bubullima dhe erëra të forta.Vorbullat u formuan mbi sipërfaqen e detit, ndërsa pamjet tregojnë dy shtylla që shtrihen nga retë deri në ujë. Afërsia e tyre me bregdetin tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. - YouTube www.youtube.com Autoritetet meteorologjike kishin paralajmëruar për stuhi të mundshme, reshje të dendura, breshër dhe vetëtima në disa pjesë të Sicilisë, veçanërisht në zonën e Trapanit dhe përgjatë bregdetit tirren.Për ishullin ishte lëshuar alarm i verdhë meteorologjik, ndërsa qytetarëve u ishte bërë thirrje të tregoheshin të kujdesshëm në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.Vorbullat e ujit janë fenomene atmosferike që formohen mbi det dhe shfaqen si shtylla rrotulluese ajri, të lidhura me retë. Ato krijohen kur kushtet atmosferike favorizojnë ngritjen dhe rrotullimin e ajrit mbi sipërfaqen e ujit.Ky fenomen është më i zakonshëm gjatë vjeshtës, kur deti mbetet relativisht i ngrohtë, ndërsa masa më të ftohta ajri kalojnë mbi të, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e stuhive. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy vorbulla uji janë shfaqur të premten në mëngjes pranë portit të Marsalës, në bregun perëndimor të Sicilisë, duke krijuar një pamje spektakolare që u filmua nga zona portuale.Fenomeni natyror u shfaq në një kohë kur rajoni po përballet me përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, bubullima dhe erëra të forta.Vorbullat u formuan mbi sipërfaqen e detit, ndërsa pamjet tregojnë dy shtylla që shtrihen nga retë deri në ujë. Afërsia e tyre me bregdetin tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. - YouTube www.youtube.com Autoritetet meteorologjike kishin paralajmëruar për stuhi të mundshme, reshje të dendura, breshër dhe vetëtima në disa pjesë të Sicilisë, veçanërisht në zonën e Trapanit dhe përgjatë bregdetit tirren.Për ishullin ishte lëshuar alarm i verdhë meteorologjik, ndërsa qytetarëve u ishte bërë thirrje të tregoheshin të kujdesshëm në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.Vorbullat e ujit janë fenomene atmosferike që formohen mbi det dhe shfaqen si shtylla rrotulluese ajri, të lidhura me retë. Ato krijohen kur kushtet atmosferike favorizojnë ngritjen dhe rrotullimin e ajrit mbi sipërfaqen e ujit.Ky fenomen është më i zakonshëm gjatë vjeshtës, kur deti mbetet relativisht i ngrohtë, ndërsa masa më të ftohta ajri kalojnë mbi të, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e stuhive. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…