Djathi zviceranShpallen tre djathërat më të mirë zviceranë për vitin 2026
2 min čitanja
Djathi zviceran
Shpallen tre djathërat më të mirë zviceranë për vitin 2026
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tre djathërat më të mirë zviceranë për vitin 2026 janë shpallur të premten në mbrëmje në Fribourg, në kuadër të edicionit të 14-të të Çmimeve të Djathit Zviceran. Prodhuesit e djathit nga kantonet Fribourg, Bernë dhe Vaud u vlerësuan me titullin “Kampion Zviceran”.Çmimi për djathin më të mirë ekstra të fortë ose të fortë iu nda Gruyère d'alpage AOP, prodhuar nga Nicolas Brodard në Fromagerie d'Alpage La Guignarde, në Corbières të kantonit Fribourg.Në kategorinë e djathërave gjysmë të fortë, fitues u shpall Tête de Moine AOP, nga Marc-André Girardin i Fromagerie de la Suze, në Corgémont të kantonit Bernë, raporton arcinfo, transmeton Telegrafi.Ndërkaq, çmimi për djathin më të mirë të butë ose të freskët iu dha Tomme Fleurette, prodhuar nga Arnaud Guichard i Fromagerie Fleurette, në Rougemont të kantonit Vaud.Për herë të parë këtë vit, konkursi përfshiu edhe një kategori të 33-të, kushtuar “gjalpit të djathit”. Fitues i kësaj kategorie u shpall Fritz Baumgartner nga Bergkäserei Trub, në kantonin Bernë.Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtareFituesit u përcaktuan nga një “super-juri” ndërkombëtare e përbërë nga 32 anëtarë. Sipas Switzerland Cheese Marketing, tre kampionët zyrtarë zviceranë janë përzgjedhur nga 32 fituesit e kategorive të konkursit.Djathërat fitues mund ta përdorin menjëherë emërtimin “Kampion Zviceran” në produktet e tyre.Ndërkohë, gara e pjatave me djathë u fitua nga Sarah Girardin, nga Dyqani i Djathit Bourrignon, në Bourrignon të kantonit Jura.Ceremonia e ndarjes së çmimeve për edicionin e vitit 2026 u mbajt në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore në sallën e komunitetit St-Léonard në Fribourg, gjatë aktivitetit të njohur si “Nata e Çmimeve”.Theksohet diversiteti i djathërave zviceranëÇmimet e Djathit Zviceran konsiderohen eventi më i rëndësishëm në industrinë zvicerane të djathit.“Eventi, edhe një herë, ka nxjerrë në pah diversitetin e jashtëzakonshëm dhe cilësinë e lartë të djathërave zviceranë”, deklaroi Hans Aschwanden, president i F
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.