Skip to comments
Događaj u razvoju
Vijest · Balkan

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kurti me komisionerin e OSBE-së: Diskutuam për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e MedvegjëKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin ka diskutuar për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike.Në këtë takim, Kurti ka ngritur edhe çështjen e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilin ka fajësuar autoritetet e Serbisë, transmeton IndeksOnline.Sipas Kurtit, ky diskriminim manifestohet përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike.Ai ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë dhe hapa konkretë për adresimin e këtyre çështjeve, duke theksuar se Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve dhe të garantojë barazi për shqiptarët.“Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik”, ka shkruar Kurti.Gjatë takimit, kryeministri ka folur edhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë, duke theksuar se Kushtetuta e vendit garanton të drejta të gjera për këto komunitete.Ai ka shtuar se barazia para ligjit duhet të jetë parim themelor dhe se të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen pa dallim të përkatësisë së tyre.Në fund, Kurti ka bërë të ditur se Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, me synimin për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e PreshevësFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...