Skip to comments
Događaj u razvoju
Justina shiroka pula

Presidentja kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë në Gjilan

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri, si dhe plagosjes së një personi tjetër në Livoç të Ulët të Gjilanit.Përmes një reagimi, Shiroka-Pula u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.Ajo ka theksuar se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut, duke vënë në pah edhe nevojën për mbrojtjen e grave nga dhuna.Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes. Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë” thuhet në reagimin e publikuar nga Presidenca.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Presidentja kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë në GjilanFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri, si dhe plagosjes së një personi tjetër në Livoç të Ulët të Gjilanit.Përmes një reagimi, Shiroka-Pula u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.Ajo ka theksuar se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut, duke vënë në pah edhe nevojën për mbrojtjen e grave nga dhuna.Shiroka-Pula u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim, të zbardhin të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes. Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë” thuhet në reagimin e publikuar nga Presidenca.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...