PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GjuhaZvicra zgjedh për herë të parë “Fjalën e Vitit për të Rinjtë”, ja deri kur mund të dërgohen propozimet
2 min čitanja
Gjuha

Zvicra zgjedh për herë të parë “Fjalën e Vitit për të Rinjtë”, ja deri kur mund të dërgohen propozimet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Për herë të parë, Zvicra do të zgjedhë “Fjalën e Vitit për të Rinjtë”, një nismë që synon të pasqyrojë gjuhën, kulturën dhe mënyrën e të shprehurit të të rinjve në vend. Propozimet mund të dorëzohen nga të rinjtë e moshës 13 deri në 20 vjeç deri më 16 tetor, ndërsa tri fjalët kryesore do të shpallen më 27 tetor.Nisma është ndërmarrë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), i cili që nga viti 2017 përcakton edhe “Fjalën e Vitit” në Zvicër, raporton Watson, transmeton Telegrafi.Projekti i ri vjen si një alternativë zvicerane ndaj përzgjedhjes së “Fjalës së Vitit për të Rinjtë” në Gjermani, të organizuar nga shtëpia botuese Langenscheidt që nga viti 2008. Përmes këtij titulli, synohet të dokumentohen shprehjet që përdorin të rinjtë dhe të kuptohet se çfarë pasqyrojnë ato për jetën dhe interesat e tyre.“Jeta në Zvicër është e ndryshme nga ajo në Gjermani”, ka deklaruar për profesoresha Marlies Whitehouse nga ZHAW, e cila është përgjegjëse për projektin. Sipas saj, është e natyrshme që të rinjtë zviceranë të përdorin shprehje që dallojnë nga ato të bashkëmoshatarëve të tyre në Gjermani. Përzgjedhja do të zhvillohet në të katër gjuhët kombëtare të Zvicrës: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Për secilin rajon gjuhësor do të përzgjidhen tri fjalët kryesore, duke marrë parasysh veçoritë gjuhësore dhe kulturore të të rinjve në pjesë të ndryshme të vendit.Megjithatë, ndikimi i rrjeteve sociale dhe platformave digjitale po e bën gjuhën e të rinjve gjithnjë e më ndërkombëtare, çka vërehet edhe në përdorimin e shprehjeve angleze. Ndër propozimet që kanë mbërritur deri më tani janë “ja fix” në gjermanisht, “goumin” në frëngjisht, “peso” në italisht dhe “checcar” në retoromanisht, transmeton Telegrafi.Vendimin përfundimtar do ta marrin vetë të rinjtë, përmes jurive të përbëra nga persona të moshës 13 deri në 20 vjeç, me mbështetjen e ekspertëve të gjuhësisë nga ZHAW. Juritë do të drejtohen nga studente të masterit, ndërsa aplikimet për t'u bërë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Për herë të parë, Zvicra do të zgjedhë “Fjalën e Vitit për të Rinjtë”, një nismë që synon të pasqyrojë gjuhën, kulturën dhe mënyrën e të shprehurit të të rinjve në vend. Propozimet mund të dorëzohen nga të rinjtë e moshës 13 deri në 20 vjeç deri më 16 tetor, ndërsa tri fjalët kryesore do të shpallen më 27 tetor.Nisma është ndërmarrë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), i cili që nga viti 2017 përcakton edhe “Fjalën e Vitit” në Zvicër, raporton Watson, transmeton Telegrafi.Projekti i ri vjen si një alternativë zvicerane ndaj përzgjedhjes së “Fjalës së Vitit për të Rinjtë” në Gjermani, të organizuar nga shtëpia botuese Langenscheidt që nga viti 2008. Përmes këtij titulli, synohet të dokumentohen shprehjet që përdorin të rinjtë dhe të kuptohet se çfarë pasqyrojnë ato për jetën dhe interesat e tyre.“Jeta në Zvicër është e ndryshme nga ajo në Gjermani”, ka deklaruar për profesoresha Marlies Whitehouse nga ZHAW, e cila është përgjegjëse për projektin. Sipas saj, është e natyrshme që të rinjtë zviceranë të përdorin shprehje që dallojnë nga ato të bashkëmoshatarëve të tyre në Gjermani. Përzgjedhja do të zhvillohet në të katër gjuhët kombëtare të Zvicrës: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retoromanisht. Për secilin rajon gjuhësor do të përzgjidhen tri fjalët kryesore, duke marrë parasysh veçoritë gjuhësore dhe kulturore të të rinjve në pjesë të ndryshme të vendit.Megjithatë, ndikimi i rrjeteve sociale dhe platformave digjitale po e bën gjuhën e të rinjve gjithnjë e më ndërkombëtare, çka vërehet edhe në përdorimin e shprehjeve angleze. Ndër propozimet që kanë mbërritur deri më tani janë “ja fix” në gjermanisht, “goumin” në frëngjisht, “peso” në italisht dhe “checcar” në retoromanisht, transmeton Telegrafi.Vendimin përfundimtar do ta marrin vetë të rinjtë, përmes jurive të përbëra nga persona të moshës 13 deri në 20 vjeç, me mbështetjen e ekspertëve të gjuhësisë nga ZHAW. Juritë do të drejtohen nga studente të masterit, ndërsa aplikimet për t'u bërë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…