Skip to comments
Događaj u razvoju
Albulena haxhiu

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe Liza Gashi, të cilat po shkonin për t’i shprehur ngushëllime pas vdekjes së babait të saj.Sipas Sinanit, deputetet shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, dhe Ragmi Mustafi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Ajo ka bërë të ditur se delegacioni është mbajtur për disa orë në pikëkalimin kufitar në Depcë, ku më pas është njoftuar se nuk i lejohej hyrja në Preshevë.Sinani ka treguar se, pas këtij vendimi, ajo së bashku me vëllezërit dhe familjarët e saj ka shkuar në territorin e Kosovës, ku është takuar me delegacionin dhe ka pranuar ngushëllimet.Në reagimin e saj në Facebook, Sinani ka kritikuar autoritetet serbe, duke i akuzuar se kanë përfshirë politikën edhe në një vizitë me karakter personal dhe human.“Pavarësisht se të njëjtit nuk kishin paraparë vizitë zyrtare në Preshevë, por vizita e tyre ishte për qëllime personale, aq më shumë ishte për qëllime humane e për të ruajtur një traditë tonën të përhershme për të ngushëlluar të afërmit në raste të vdekjes, Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast”, ka shkruar ajo.Sinani ka bërë të ditur se deputetet i kanë përcjellë edhe ngushëllimet e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.Ajo e ka cilësuar rastin si diskriminues dhe ka thënë se, sipas saj, Serbia po e shfaq politikën e saj edhe në situata kur vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes.“Edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore”, ka deklaruar Sinani.Në fund, kryetarja e Preshevës ka falënderuar deputetet dhe ambasadorin Jashari për gatishmërinë për të qenë pranë saj dhe familjes në këtë periudhë zie./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufiFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...