PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiVjosa Osmani pas tragjedisë në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen
1 min čitanja
Vijesti

Vjosa Osmani pas tragjedisë në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku një grua dhe vëllai i saj u vranë nga bashkëshorti i saj.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur tronditjen për rastin, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.“Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj”, ka shkruar Osmani.Ajo ka theksuar se kërcënimet dhe rastet e dhunës nuk duhet të neglizhohen nga institucionet, duke nënvizuar se reagimi duhet të vijë para se situatat të përfundojnë tragjikisht.“Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza”, thuhet në reagimin e saj.Në fund, Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional, duke bërë thirrje për veprime konkrete në vend të deklaratave.“Drejtësi për viktimat. Përgjegjësi për çdo dështim. Veprim, jo fjalë. Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”, ka përfunduar ajo.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku një grua dhe vëllai i saj u vranë nga bashkëshorti i saj.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur tronditjen për rastin, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.“Një shoqëri që vajton pas çdo vrasjeje, por nuk arrin ta ndalë dhunën para se të jetë tepër vonë, duhet të përballet me përgjegjësinë e saj”, ka shkruar Osmani.Ajo ka theksuar se kërcënimet dhe rastet e dhunës nuk duhet të neglizhohen nga institucionet, duke nënvizuar se reagimi duhet të vijë para se situatat të përfundojnë tragjikisht.“Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen. Kërcënimet nuk duhet të përfundojnë në arkiv, e dhuna nuk duhet të përfundojë në varreza”, thuhet në reagimin e saj.Në fund, Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional, duke bërë thirrje për veprime konkrete në vend të deklaratave.“Drejtësi për viktimat. Përgjegjësi për çdo dështim. Veprim, jo fjalë. Asnjë jetë më pak! Asnjë justifikim më shumë!”, ka përfunduar ajo.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…