Dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçar, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, derisa një person tjetër ka mbetur i plagosur.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:25, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.Njësitë relevante policore dhe dy prokurorë të Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete brenda një veture.Ndërkohë, një grua është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Sipas dyshimeve fillestare, të dy janë vrarë nga i njëjti person.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, që dyshohet se është përdorur në rast.Njoftimi i plotë i policisë:Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit.Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan.Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekzist
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
