PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man cityHaaland rrezikon të humbasë miliona euro nëse Man City rrëzohet nga Liga Premier
2 min čitanja
Man city

Haaland rrezikon të humbasë miliona euro nëse Man City rrëzohet nga Liga Premier

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Erling Haaland dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City mund të humbasin një pasuri të konsiderueshme nëse zgjedhin të qëndrojnë në klub në rast se skuadra rrëzohet nga Liga Premier për shkak të shkeljeve të rregullave financiare të kampionatit.City rikthehet këtë fundjavë në aksion, në ndeshjen e parë të Ligës Premier që prej vendimit ku klubi u shpall fajtor për shumicën e akuzave lidhur me shkeljet financiare të periudhës 2009–2018. Gjatë kësaj periudhe, City fitoi tre tituj të Ligës Premier. Të dielën, më 11 tetor, skuadra do të udhëtojë në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin.Asnjë prej lojtarëve aktualë të Cityt nuk ka komentuar vendimin, megjithëse ka shumë gjasa që agjentët e tyre tashmë të kenë nisur të kërkojnë sqarime rreth asaj se çfarë do të ndodhë më tej.Nëse City do të rrëzohej nga kategoria, shumica e lojtarëve kryesorë pritet të largoheshin. Haaland është lidhur tashmë, ndonëse në mënyrë paraprake, me një transferim te Arsenali dhe Barcelona. Haaland, i cili përfiton rreth 577 mijë euro në javë, nuk ka një klauzolë për rënien nga kategoria në kontratën e tij, njësoj si pjesa tjetër e skuadrës së Cityt. Megjithatë, norvegjezi mund të shqyrtojë opsionet e tij për shkak se, në rast të rënies në Championship, ai rrezikon të humbasë të gjitha bonuset e mundshme.Haaland u tërhoq nga detyrimet mediatike gjatë grumbullimit me Norvegjinë në pushimin e kombëtareve, por pritet të përballet me pyetje rreth kësaj çështjeje gjatë fundjavës.Sipas raportimit të Daily Mail, kontratat e lojtarëve të Cityt përbëhen nga tre elemente: paga bazë, një bonus për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe një bonus tjetër që lidhet me përqindjen e minutave të mundshme të luajtura gjatë një sezoni. Haaland drejt Spanjës? Romano jep sinjalin për të ardhmen e norvegjezit Gjatë sezoneve të fundit, për shkak të suksesit të Cityt në fushë, pothuajse të gjitha kriteret për përfitimin e bonuseve janë përmbushur.Megjithatë, bonusi që lidhet me minutat e luajtura vlen vetëm pë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Erling Haaland dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City mund të humbasin një pasuri të konsiderueshme nëse zgjedhin të qëndrojnë në klub në rast se skuadra rrëzohet nga Liga Premier për shkak të shkeljeve të rregullave financiare të kampionatit.City rikthehet këtë fundjavë në aksion, në ndeshjen e parë të Ligës Premier që prej vendimit ku klubi u shpall fajtor për shumicën e akuzave lidhur me shkeljet financiare të periudhës 2009–2018. Gjatë kësaj periudhe, City fitoi tre tituj të Ligës Premier. Të dielën, më 11 tetor, skuadra do të udhëtojë në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin.Asnjë prej lojtarëve aktualë të Cityt nuk ka komentuar vendimin, megjithëse ka shumë gjasa që agjentët e tyre tashmë të kenë nisur të kërkojnë sqarime rreth asaj se çfarë do të ndodhë më tej.Nëse City do të rrëzohej nga kategoria, shumica e lojtarëve kryesorë pritet të largoheshin. Haaland është lidhur tashmë, ndonëse në mënyrë paraprake, me një transferim te Arsenali dhe Barcelona. Haaland, i cili përfiton rreth 577 mijë euro në javë, nuk ka një klauzolë për rënien nga kategoria në kontratën e tij, njësoj si pjesa tjetër e skuadrës së Cityt. Megjithatë, norvegjezi mund të shqyrtojë opsionet e tij për shkak se, në rast të rënies në Championship, ai rrezikon të humbasë të gjitha bonuset e mundshme.Haaland u tërhoq nga detyrimet mediatike gjatë grumbullimit me Norvegjinë në pushimin e kombëtareve, por pritet të përballet me pyetje rreth kësaj çështjeje gjatë fundjavës.Sipas raportimit të Daily Mail, kontratat e lojtarëve të Cityt përbëhen nga tre elemente: paga bazë, një bonus për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe një bonus tjetër që lidhet me përqindjen e minutave të mundshme të luajtura gjatë një sezoni. Haaland drejt Spanjës? Romano jep sinjalin për të ardhmen e norvegjezit Gjatë sezoneve të fundit, për shkak të suksesit të Cityt në fushë, pothuajse të gjitha kriteret për përfitimin e bonuseve janë përmbushur.Megjithatë, bonusi që lidhet me minutat e luajtura vlen vetëm pë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…