PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kf llapiBallkani merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi
1 min čitanja
Kf llapi

Ballkani merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Sami Sermaxhajt ka dalë me tri pikë nga ‘Zahir Pajaziti”, pasi fitoi ndaj ekipi të Tahir Batatinës në ndeshjen e parë pas tri javësh pushim shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, por pa raste të mira shënimi dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.Në pjesën e dytë pati më shumë aksion dhe më shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën, përkundër se edhe vendasit provuan disa herë.Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 60-të të takimit me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për 0-1 dhe deri në fund ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe i tri pikëve për Ballkanit. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e tretë me 13 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e parafundit, të nëntin me vetëm tri pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Dritën, ndërsa Llapi luan në udhëtim te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Sami Sermaxhajt ka dalë me tri pikë nga ‘Zahir Pajaziti”, pasi fitoi ndaj ekipi të Tahir Batatinës në ndeshjen e parë pas tri javësh pushim shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, por pa raste të mira shënimi dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.Në pjesën e dytë pati më shumë aksion dhe më shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën, përkundër se edhe vendasit provuan disa herë.Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 60-të të takimit me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për 0-1 dhe deri në fund ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe i tri pikëve për Ballkanit. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e tretë me 13 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e parafundit, të nëntin me vetëm tri pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Dritën, ndërsa Llapi luan në udhëtim te Feronikeli ’74. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…