Ministria e shëndetësisë - mkKlekovski: Gjermania është partner për shëndetësi moderne, digjitalizim, kuadro dhe teknologji të reja
2 min čitanja
Ministria e shëndetësisë - mk
Klekovski: Gjermania është partner për shëndetësi moderne, digjitalizim, kuadro dhe teknologji të reja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri i Shëndetësisë, Sashо Klekovski, sot mori pjesë në panelin ministror të nivelit të lartë në Forumin e 9-të Gjermano-Evropianolindor të Shëndetësisë në Berlin. Forumi është ngjarje zyrtare shoqëruese e Samitit Botëror të Shëndetësisë (World Health Summit), e organizuar nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss) dhe Aleanca Gjermane e Shëndetësisë (GHA). Në panel morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe i Punëve Sociale të Gjeorgjisë, Mikheil Sarjveladze, dhe ministralja e Shëndetësisë e Armenisë, Anahit Avanesyan, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësis.Në fjalimin e tij para përfaqësuesve gjermanë dhe ndërkombëtarë të institucioneve, industrisë dhe komunitetit akademik, ministri Klekovski paraqiti gjendjen, sfidat dhe rezultatet e shëndetësisë maqedonase, si dhe disa nga drejtimet për të ardhmen. Theksi u vendos te rrjetëzimi rajonal dhe prokurimi i përbashkët i barnave inovative; digjitalizimi me vlerë 50 milionë euro përmes strategjisë së re për periudhën 2027–2031, të hartuar me mbështetjen e BE-së, si dhe shfrytëzimi më i madh i programit EU4Health."Kompanitë gjermane tashmë janë ndër investitorët kyç në Maqedoninë e Veriut. Tani duam që ky bashkëpunim të arrijë edhe në shëndetësi – përmes teknologjive të reja, digjitalizimit dhe edukimit të kuadrove. Mjekët tanë në Gjermani mund të jenë një urë e vërtetë mes dy vendeve“, deklaroi ministri Klekovski.Në margjinat e Forumit, ministri Klekovski zhvilloi takime dypalëshe me ministrin Sarjveladze dhe me ministralen Avanesyan. Ata shtakuan përvojat nga reformat e sistemeve shëndetësore dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.