Bedri shabaniPas fillimit rishtazi të gjykimit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen sërish të pafajshëm
2 min čitanja
Bedri shabani
Pas fillimit rishtazi të gjykimit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen sërish të pafajshëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit ka nisur rishtazi, ndërsa të dy të akuzuarit për spiunazh janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Rrahman Beqiri, njoftoi se për shkak të afrimit të datës së pensionimit të anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli, ai do të zëvendësohet nga gjykatësja Donika Shala-Abdyli. Për pasojë, gjykimi ka nisur rishtazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.Pas konstatimit se aktakuza ishte lexuar, të dy të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm.Seanca po vazhdon me dhënien e fjalës hyrëse nga prokurori Bekim Kodraliu, si dhe nga dy të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.Në seancën e fundit, më 30 prill, kishte vazhduar mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit Edhe seancat e 28 dhe 29 janarit 2026, ishin mbajtur të mbyllura për të njëjtat arsye.Aktakuza e Prokurorisë Speciale është konfirmuar nga Themelorja dhe Apeli.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qe
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.