PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
HakeratHakerët vjedhin të dhënat e 890 mijë klientëve të Ricardo-s në Zvicër
2 min čitanja
Hakerat

Hakerët vjedhin të dhënat e 890 mijë klientëve të Ricardo-s në Zvicër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rreth 890 mijë llogari të përdoruesve të platformës zvicerane të shitblerjeve online Ricardo janë prekur nga një incident i sigurisë kibernetike, pas qasjes së paautorizuar në të dhënat personale të klientëve. Sipas një njoftimi të publikuar nga kompania më 9 tetor 2026, në mesin e të dhënave të ekspozuara janë emrat, adresat postare dhe numrat e telefonit të përdoruesve. Për llogaritë e bizneseve janë ekspozuar edhe emrat e kompanive. Kompania bëri të ditur se adresat e emailit dhe fjalëkalimet nuk janë prekur nga incidenti, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Aktiviteti i dyshimtë në serverët e platformës u zbulua më 7 tetor, pas së cilës kompania ndërmori masa teknike për të siguruar sistemet e saj. Sipas njoftimit, dobësia e sigurisë që mundësoi qasjen e paautorizuar është eliminuar. Ricardo ka nisur të njoftojë drejtpërdrejt përdoruesit e prekur për incidentin dhe masat që duhet të ndërmarrin. Kompania ka njoftuar gjithashtu autoritetin zviceran për mbrojtjen e të dhënave dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ndërsa ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal në polici. Incidenti ngre shqetësime për privatësinë e qindra mijëra përdoruesve, pasi të dhënat e ekspozuara mund të keqpërdoren për mashtrime online, mesazhe të rreme dhe tentativa për vjedhjen e identitetit. Përdoruesve u rekomandohet të tregojnë kujdes ndaj telefonatave dhe mesazheve të dyshimta, veçanërisht atyre që kërkojnë të dhëna personale ose informacione bankare./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rreth 890 mijë llogari të përdoruesve të platformës zvicerane të shitblerjeve online Ricardo janë prekur nga një incident i sigurisë kibernetike, pas qasjes së paautorizuar në të dhënat personale të klientëve. Sipas një njoftimi të publikuar nga kompania më 9 tetor 2026, në mesin e të dhënave të ekspozuara janë emrat, adresat postare dhe numrat e telefonit të përdoruesve. Për llogaritë e bizneseve janë ekspozuar edhe emrat e kompanive. Kompania bëri të ditur se adresat e emailit dhe fjalëkalimet nuk janë prekur nga incidenti, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Aktiviteti i dyshimtë në serverët e platformës u zbulua më 7 tetor, pas së cilës kompania ndërmori masa teknike për të siguruar sistemet e saj. Sipas njoftimit, dobësia e sigurisë që mundësoi qasjen e paautorizuar është eliminuar. Ricardo ka nisur të njoftojë drejtpërdrejt përdoruesit e prekur për incidentin dhe masat që duhet të ndërmarrin. Kompania ka njoftuar gjithashtu autoritetin zviceran për mbrojtjen e të dhënave dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ndërsa ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal në polici. Incidenti ngre shqetësime për privatësinë e qindra mijëra përdoruesve, pasi të dhënat e ekspozuara mund të keqpërdoren për mashtrime online, mesazhe të rreme dhe tentativa për vjedhjen e identitetit. Përdoruesve u rekomandohet të tregojnë kujdes ndaj telefonatave dhe mesazheve të dyshimta, veçanërisht atyre që kërkojnë të dhëna personale ose informacione bankare./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…