PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
UnazaPunëtorët e kanalizimeve në Alabama gjejnë një unazë shkolle të humbur prej dekadash dhe ia kthejnë pronarit
2 min čitanja
Unaza

Punëtorët e kanalizimeve në Alabama gjejnë një unazë shkolle të humbur prej dekadash dhe ia kthejnë pronarit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Punëtorët e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Alabama të SHBA-së kanë gjetur një unazë të vjetër shkolle gjatë pastrimit të një bllokimi në kanalizime dhe, pas disa muajsh kërkimesh, kanë arritur t’ia kthejnë pronarit të saj, i cili nuk e kishte parë prej dekadash.Junior Riner, punonjës në impiantin e ujërave të zeza në Sheffield, tha se ekipi i tij e gjeti unazën gjatë pastrimit të një tubacioni të bllokuar. Ajo i përkiste shkollës së mesme Burrell-Slater, të cilën pronari e kishte përfunduar në vitin 1965.Riner zbuloi se shkolla, e cila u shërbente nxënësve me ngjyrë në qytetin Florence, ishte mbyllur në vitin 1969, në kuadër të procesit të integrimit shkollor. Ai më pas gjeti një grup të ish-nxënësve në Facebook dhe publikoi një fotografi të unazës, ku dalloheshin inicialet OJM.Për disa muaj nuk pati asnjë përgjigje. Më pas, në kërkim u përfshi edhe dhëndri i Rinerit, i cili gjeti në internet një fotografi të disa të diplomuarve të shkollës. Njëri prej tyre ishte identifikuar si Oscar James Meredith, transmeton Telegrafi.Babai i dhëndrit, i cili është anëtar i këshillit të qytetit, ndihmoi në gjetjen e vajzës së Meredithit, April Meredith Moore.Moore e pyeti të atin, tashmë 79 vjeç, nëse kishte humbur ndonjëherë një unazë shkolle. Meredith tregoi se unazën ia kishte dhuruar të dashurës së tij të gjimnazit, Annës, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij dhe nëna e Moore.Kështu, pas shumë dekadash dhe një kërkimi që nisi nga një bllokim në kanalizime, unaza arriti të lidhej sërish me historinë e familjes së saj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Punëtorët e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Alabama të SHBA-së kanë gjetur një unazë të vjetër shkolle gjatë pastrimit të një bllokimi në kanalizime dhe, pas disa muajsh kërkimesh, kanë arritur t’ia kthejnë pronarit të saj, i cili nuk e kishte parë prej dekadash.Junior Riner, punonjës në impiantin e ujërave të zeza në Sheffield, tha se ekipi i tij e gjeti unazën gjatë pastrimit të një tubacioni të bllokuar. Ajo i përkiste shkollës së mesme Burrell-Slater, të cilën pronari e kishte përfunduar në vitin 1965.Riner zbuloi se shkolla, e cila u shërbente nxënësve me ngjyrë në qytetin Florence, ishte mbyllur në vitin 1969, në kuadër të procesit të integrimit shkollor. Ai më pas gjeti një grup të ish-nxënësve në Facebook dhe publikoi një fotografi të unazës, ku dalloheshin inicialet OJM.Për disa muaj nuk pati asnjë përgjigje. Më pas, në kërkim u përfshi edhe dhëndri i Rinerit, i cili gjeti në internet një fotografi të disa të diplomuarve të shkollës. Njëri prej tyre ishte identifikuar si Oscar James Meredith, transmeton Telegrafi.Babai i dhëndrit, i cili është anëtar i këshillit të qytetit, ndihmoi në gjetjen e vajzës së Meredithit, April Meredith Moore.Moore e pyeti të atin, tashmë 79 vjeç, nëse kishte humbur ndonjëherë një unazë shkolle. Meredith tregoi se unazën ia kishte dhuruar të dashurës së tij të gjimnazit, Annës, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij dhe nëna e Moore.Kështu, pas shumë dekadash dhe një kërkimi që nisi nga një bllokim në kanalizime, unaza arriti të lidhej sërish me historinë e familjes së saj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…