PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraPesëfishohen rastet me COVID-19 brenda një muaji në Zvicër, a ka nevojë për një vaksinë tjetër?
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Pesëfishohen rastet me COVID-19 brenda një muaji në Zvicër, a ka nevojë për një vaksinë tjetër?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rastet me COVID-19 janë pesëfishuar brenda vetëm një muaji në Zvicër, ndërsa vala e vjeshtës ka nisur të marrë hov para se të fillojë vala e gripit sezonal. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG), infektimet me koronavirus po shënojnë rritje, megjithëse qarkullimi i virusit aktualisht vlerësohet të jetë më i ulët se në disa periudha të mëparshme. Përmasat e plota të valës do të mund të vlerësohen vetëm në fund të sezonit. Këtë vit, në mostrat e ujërave të zeza në Zvicër po identifikohet kryesisht varianti XFG, pasardhës i variantit Omicron. Simptomat e njohura përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, rrjedhjen e hundëve dhe lodhjen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tani nuk ka dëshmi se varianti XFG shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet e tjera që qarkullojnë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Kush duhet të vaksinohet?Autoritetet shëndetësore zvicerane rekomandojnë vaksinimin kundër COVID-19 kryesisht për personat me faktorë rreziku, veçanërisht ata mbi moshën 65-vjeçare. Rekomandimi vlen edhe për disa persona më të rinj me sëmundje të caktuara kronike ose me trizomi 21. Sa i përket gripit sezonal, vaksinimi rekomandohet për grupet e rrezikuara, përfshirë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët e lindur para kohe deri në moshën dyvjeçare dhe personat me sëmundje kronike. Rekomandohet gjithashtu vaksinimi i personave që kanë kontakte të afërta me këto grupe. Sipas BAG-ut, periudha nga mesi i tetorit deri para fillimit të valës së parë të gripit konsiderohet kohë e përshtatshme për vaksinimin kundër gripit. Autoritetet theksojnë se, megjithëse vaksinat e mëparshme mund të jenë më pak efektive kundër infektimit nga variantet e reja, ato vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të rëndësishme kundër formave të rënda të sëmundjes./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rastet me COVID-19 janë pesëfishuar brenda vetëm një muaji në Zvicër, ndërsa vala e vjeshtës ka nisur të marrë hov para se të fillojë vala e gripit sezonal. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG), infektimet me koronavirus po shënojnë rritje, megjithëse qarkullimi i virusit aktualisht vlerësohet të jetë më i ulët se në disa periudha të mëparshme. Përmasat e plota të valës do të mund të vlerësohen vetëm në fund të sezonit. Këtë vit, në mostrat e ujërave të zeza në Zvicër po identifikohet kryesisht varianti XFG, pasardhës i variantit Omicron. Simptomat e njohura përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, rrjedhjen e hundëve dhe lodhjen. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tani nuk ka dëshmi se varianti XFG shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet e tjera që qarkullojnë, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Kush duhet të vaksinohet?Autoritetet shëndetësore zvicerane rekomandojnë vaksinimin kundër COVID-19 kryesisht për personat me faktorë rreziku, veçanërisht ata mbi moshën 65-vjeçare. Rekomandimi vlen edhe për disa persona më të rinj me sëmundje të caktuara kronike ose me trizomi 21. Sa i përket gripit sezonal, vaksinimi rekomandohet për grupet e rrezikuara, përfshirë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët e lindur para kohe deri në moshën dyvjeçare dhe personat me sëmundje kronike. Rekomandohet gjithashtu vaksinimi i personave që kanë kontakte të afërta me këto grupe. Sipas BAG-ut, periudha nga mesi i tetorit deri para fillimit të valës së parë të gripit konsiderohet kohë e përshtatshme për vaksinimin kundër gripit. Autoritetet theksojnë se, megjithëse vaksinat e mëparshme mund të jenë më pak efektive kundër infektimit nga variantet e reja, ato vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të rëndësishme kundër formave të rënda të sëmundjes./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…