Lajme nga zvicraBie bora e parë në Alpet Zvicerane për sivjet, qendrat e skijimit po përgatiten për sezonin e ri
1 min čitanja
Lajme nga zvicra
Bie bora e parë në Alpet Zvicerane për sivjet, qendrat e skijimit po përgatiten për sezonin e ri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Reshjet e para të borës në malet e Zvicrës kanë sjellë entuziazëm te operatorët e qendrave të skijimit, të cilët po përgatiten për nisjen e sezonit dimëror 2026/2027.Pas temperaturave të larta të javëve të kaluara, një front i ftohtë ka sjellë reshje bore në zonat e larta alpine, duke përmirësuar kushtet për përgatitjen e pistave të skijimit.Sipas raportimeve meteorologjike të ditëve të fundit, reshjet më të konsiderueshme priten në disa zona malore, përfshirë rajonin e Titlisit, ku parashikimet kanë paralajmëruar shtresë të re bore në lartësi të mëdha, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.Disa qendra të skijimit po planifikojnë hapjen e pistave gjatë tetorit, ndërsa të tjerat do të varen nga kushtet atmosferike dhe sasia e borës në terren.Megjithatë, reshjet e para nuk nënkuptojnë se të gjitha qendrat do të hapen menjëherë. Operatorët duhet të vlerësojnë kushtet e borës dhe temperaturat përpara se të nisin aktivitetin për vizitorët.Sezoni i ri dimëror pritet të sjellë sërish turistë në rajonet alpine të Zvicrës, ku skijimi përbën një nga aktivitetet kryesore turistike gjatë muajve të ftohtë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.