PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Inteligjenca artificialeKanadezi 16-vjeç përdori inteligjencën artificiale për të planifikuar një ecje në male, por përfundoi në një operacion shpëtimi
2 min čitanja
Inteligjenca artificiale

Kanadezi 16-vjeç përdori inteligjencën artificiale për të planifikuar një ecje në male, por përfundoi në një operacion shpëtimi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 16-vjeçar në Kanada u detyrua të kërkonte ndihmën e ekipeve të shpëtimit pasi ndoqi udhëzimet e chatbot-it Claude për një ecje në male, të cilat e larguan nga itinerari i planifikuar dhe e çuan në rrëzë të një shkëmbi të thepisur, ku mbeti i bllokuar.Bryce Vincent Gowryluk, i apasionuar pas ngjitjes në ambiente të brendshme, kishte kërkuar nga inteligjenca artificiale që t’i planifikonte një rrugë drejt malit Crown dhe kthimin prej tij, në British Columbia të Kanadasë. Megjithatë, udhëzimet e dhëna nga chatbot-i rezultuan të pasakta, duke e çuar adoleshentin në një terren që kërkonte pajisje dhe përgatitje të posaçme për ngjitje shkëmbore.Të shtunën në mëngjes, Gowryluk mori teleferikun drejt majës së malit Grouse dhe, gjatë ngjitjes, i kërkoi Claude-it të planifikonte itinerarin për në malin Crown dhe kthimin. Pas kalimit nëpër terrene me gurë të lirshëm dhe ngjitjes për më shumë se 600 metra në lartësi, ai synonte të arrinte majën, e cila ofron pamje panoramike të zonës së Vankuverit të Madh, luginës së Fraserit dhe pellgut ujëmbledhës të Capilanos.Zakonisht, kjo ecje zgjat rreth tetë orë dhe udhëzuesit malorë paralajmërojnë se nuk është e përshtatshme për fillestarët, transmeton Telegrafi. Gjatë zbritjes nëpër Crown Pass dhe ngjitjes përmes Crater Slabs, drejt një lugine të mbushur me gurë të mëdhenj, udhëzimet e Claude-it e larguan adoleshentin nga rruga e planifikuar. Në fund, ai u gjend përballë murit shkëmbor të Widowmaker Arete, një formacion rreth 518 metra i lartë, ku ngjitja kërkon litarë, pajisje të posaçme sigurie dhe një plan të qartë për lëvizjen.Ndërsa përpiqej të ngjitej, 16-vjeçari kuptoi se terreni ishte tepër i pjerrët dhe se kishte mbetur i bllokuar në rrëzë të shkëmbit. Fillimisht telefonoi nënën e tij dhe më pas kërkoi ndihmë nga shërbimet e emergjencës.Policia njoftoi ekipin North Shore Rescue, i cili dërgoi një helikopter në zonë. Megjithatë, adoleshenti ndodhej shumë pranë faqes shkëmbore, duke e bërë të pamundur afrimin e sigurt të hel

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 16-vjeçar në Kanada u detyrua të kërkonte ndihmën e ekipeve të shpëtimit pasi ndoqi udhëzimet e chatbot-it Claude për një ecje në male, të cilat e larguan nga itinerari i planifikuar dhe e çuan në rrëzë të një shkëmbi të thepisur, ku mbeti i bllokuar.Bryce Vincent Gowryluk, i apasionuar pas ngjitjes në ambiente të brendshme, kishte kërkuar nga inteligjenca artificiale që t’i planifikonte një rrugë drejt malit Crown dhe kthimin prej tij, në British Columbia të Kanadasë. Megjithatë, udhëzimet e dhëna nga chatbot-i rezultuan të pasakta, duke e çuar adoleshentin në një terren që kërkonte pajisje dhe përgatitje të posaçme për ngjitje shkëmbore.Të shtunën në mëngjes, Gowryluk mori teleferikun drejt majës së malit Grouse dhe, gjatë ngjitjes, i kërkoi Claude-it të planifikonte itinerarin për në malin Crown dhe kthimin. Pas kalimit nëpër terrene me gurë të lirshëm dhe ngjitjes për më shumë se 600 metra në lartësi, ai synonte të arrinte majën, e cila ofron pamje panoramike të zonës së Vankuverit të Madh, luginës së Fraserit dhe pellgut ujëmbledhës të Capilanos.Zakonisht, kjo ecje zgjat rreth tetë orë dhe udhëzuesit malorë paralajmërojnë se nuk është e përshtatshme për fillestarët, transmeton Telegrafi. Gjatë zbritjes nëpër Crown Pass dhe ngjitjes përmes Crater Slabs, drejt një lugine të mbushur me gurë të mëdhenj, udhëzimet e Claude-it e larguan adoleshentin nga rruga e planifikuar. Në fund, ai u gjend përballë murit shkëmbor të Widowmaker Arete, një formacion rreth 518 metra i lartë, ku ngjitja kërkon litarë, pajisje të posaçme sigurie dhe një plan të qartë për lëvizjen.Ndërsa përpiqej të ngjitej, 16-vjeçari kuptoi se terreni ishte tepër i pjerrët dhe se kishte mbetur i bllokuar në rrëzë të shkëmbit. Fillimisht telefonoi nënën e tij dhe më pas kërkoi ndihmë nga shërbimet e emergjencës.Policia njoftoi ekipin North Shore Rescue, i cili dërgoi një helikopter në zonë. Megjithatë, adoleshenti ndodhej shumë pranë faqes shkëmbore, duke e bërë të pamundur afrimin e sigurt të hel

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…