PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kantoni i cyrihutPavarësisht zgjerimit, ende ka mungesë vendesh parkimi në kantonin e Cyrihut
2 min čitanja
Kantoni i cyrihut

Pavarësisht zgjerimit, ende ka mungesë vendesh parkimi në kantonin e Cyrihut

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pavarësisht investimeve për përmirësimin e kushteve, kantoni i Cyrihut në Zvicër vazhdon të përballet me mungesë të hapësirave të dedikuara për komunitetet jenishe dhe sinti, të cilat gjatë muajve të ngrohtë udhëtojnë me karvanë. Autoritetet kantonale planifikojnë të rinovojnë dhe zgjerojnë një hapësirë në komunën e Meilenit, me një investim prej 3.2 milionë frangash zvicerane. Projekti parasheh krijimin e rreth 10 vendeve për qëndrimin e karvanëve, si dhe ndërtimin e objekteve sanitare dhe instalimin e lidhjeve për energji elektrike, ujëra të zeza dhe infrastrukturë tjetër të nevojshme.Autoritetet e Cyrihut theksojnë se një nga vështirësitë kryesore është gjetja Punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, nëse projekti nuk përballet me kundërshtime gjatë procedurave përkatëse, shkruan SRF, transmeton Telegrafi. Aktualisht, kantoni i Cyrihut ka nëntë hapësira për këto komunitete, por ato konsiderohen të vogla dhe të vjetruara. Sipas kritikave të ngritura nga organizatat përfaqësuese, në shumë prej tyre mungojnë infrastruktura bazë dhe kushtet e përshtatshme për qëndrim. Organizatat kërkojnë jo vetëm më shumë hapësira për ndalesa gjatë udhëtimeve, por edhe vende ku familjet mund të qëndrojnë për periudha më të gjata, veçanërisht nga vjeshta deri në pranverë. Në nivel të Zvicrës, rreth 3.000 pjesëtarë të komuniteteve jenishe dhe sinti udhëtojnë me karvanë, kryesisht gjatë verës. Sipas raportit të cituar nga SRF, vendet e qëndrimit janë shtuar lehtë vitet e fundit, por mungesa e tyre vazhdon të mbetet problem në shumë pjesë të vendit.e parcelave të përshtatshme për krijimin e hapësirave të reja./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pavarësisht investimeve për përmirësimin e kushteve, kantoni i Cyrihut në Zvicër vazhdon të përballet me mungesë të hapësirave të dedikuara për komunitetet jenishe dhe sinti, të cilat gjatë muajve të ngrohtë udhëtojnë me karvanë. Autoritetet kantonale planifikojnë të rinovojnë dhe zgjerojnë një hapësirë në komunën e Meilenit, me një investim prej 3.2 milionë frangash zvicerane. Projekti parasheh krijimin e rreth 10 vendeve për qëndrimin e karvanëve, si dhe ndërtimin e objekteve sanitare dhe instalimin e lidhjeve për energji elektrike, ujëra të zeza dhe infrastrukturë tjetër të nevojshme.Autoritetet e Cyrihut theksojnë se një nga vështirësitë kryesore është gjetja Punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, nëse projekti nuk përballet me kundërshtime gjatë procedurave përkatëse, shkruan SRF, transmeton Telegrafi. Aktualisht, kantoni i Cyrihut ka nëntë hapësira për këto komunitete, por ato konsiderohen të vogla dhe të vjetruara. Sipas kritikave të ngritura nga organizatat përfaqësuese, në shumë prej tyre mungojnë infrastruktura bazë dhe kushtet e përshtatshme për qëndrim. Organizatat kërkojnë jo vetëm më shumë hapësira për ndalesa gjatë udhëtimeve, por edhe vende ku familjet mund të qëndrojnë për periudha më të gjata, veçanërisht nga vjeshta deri në pranverë. Në nivel të Zvicrës, rreth 3.000 pjesëtarë të komuniteteve jenishe dhe sinti udhëtojnë me karvanë, kryesisht gjatë verës. Sipas raportit të cituar nga SRF, vendet e qëndrimit janë shtuar lehtë vitet e fundit, por mungesa e tyre vazhdon të mbetet problem në shumë pjesë të vendit.e parcelave të përshtatshme për krijimin e hapësirave të reja./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…