PoloniaPolonia rrit masat e sigurisë në shkolla pas kërcënimeve për “të premten e përgjakshme”, ndalohet një 17-vjeçar
2 min čitanja
Polonia
Polonia rrit masat e sigurisë në shkolla pas kërcënimeve për “të premten e përgjakshme”, ndalohet një 17-vjeçar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia polake ka shtuar masat e sigurisë në shkolla pas përhapjes së kërcënimeve në rrjetet sociale për një seri të mundshme sulmesh të planifikuara për 9 tetor, ditë që në mesazhet e publikuara është cilësuar si “e premtja e përgjakshme”. Autoritetet kanë njoftuar se do të vendosin më shumë efektivë pranë institucioneve arsimore që konsiderohen të rrezikuara, ndërsa në disa qytete janë anuluar mësimet me prani fizike.Të enjten, rrjetet sociale u mbushën me pamje ekrani dhe regjistrime që paralajmëronin për sulme të mundshme ndaj shkollave. Këto informacione kanë shtuar shqetësimin mes nxënësve dhe prindërve, veçanërisht pas dy sulmeve të rënda të ndodhura brenda pak ditësh në rajonin e Mazovias.Të mërkurën, një 19-vjeçar sulmoi me thikë nëntë persona në një shkollë në Ostrołęka. Një ditë më vonë, në Leszczydole-Nowinach, një ish-nxënës 15-vjeçar sulmoi tre persona me një mjet të mprehtë, me gjasë thikë. Një punonjëse e shkollës, 37 vjeçe, vdiq nga plagët e marra, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.Pas përhapjes së kërcënimeve, Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Marek Boroń, njoftoi për masa të shtuara parandaluese. Ai tha se efektivët do të jenë të pranishëm pranë shkollave që nga mëngjesi i së premtes, me qëllim forcimin e sigurisë dhe uljen e shqetësimit në mesin e nxënësve, prindërve dhe stafit arsimor.“Policia do të bëjë gjithçka që këto shkolla të jenë të sigurta”, deklaroi Boroń për mediat polake, transmeton Telegrafi.Sipas tij, patrullat kishin nisur të vendoseshin pranë objekteve shkollore që të enjten dhe kishin vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve. Të premten, policia pritet të bashkëpunojë ngushtë me drejtorët, mësimdhënësit dhe autoritetet lokale.Kreu i policisë u bëri thirrje nxënësve dhe prindërve që çdo dyshim të besueshëm për dhunë të planifikuar ta raportojnë drejtpërdrejt te mësimdhënësit ose organet e rendit. Ai tha se pas sulmit në Ostrołęka është rritur ndjeshëm numri i raportimeve për kërcënime të munds
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.