PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kshilli federalTë rinjtë në Zvicër kërkojnë ndryshime në Qeveri, duan përfaqësim më të madh të gjeneratës së tyre
2 min čitanja
Kshilli federal

Të rinjtë në Zvicër kërkojnë ndryshime në Qeveri, duan përfaqësim më të madh të gjeneratës së tyre

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Largimi i Guy Parmelin nga Këshilli Federal ka hapur debatin për nevojën e përtëritjes së qeverisë zvicerane, pasi përfaqësues të organizatave rinore politike kërkojnë që në ekzekutivin e vendit të ketë më shumë përfaqësim të gjeneratave të reja. Shtatë anëtarët aktualë të Këshillit Federal janë të moshës 59 deri në 66 vjeç, me një moshë mesatare prej rreth 62 vjetësh. Largimi i Parmelinit, 66-vjeçar, shihet si një mundësi për të sjellë një brez të ri në qeverinë e vendit. Të rinjtë kërkojnë ndryshim brezash Loa Wild, 23-vjeçare dhe presidente e të rinjve të Partisë Liberale të Gjelbër (JGLP), kërkon që pasardhësi ose pasardhësja e Parmelinit të jetë nga mosha 35 deri në 45 vjeç. Sipas saj, një përfaqësues më i ri mund t'i kuptojë më mirë shqetësimet e brezit të ri, veçanërisht për çështjet që lidhen me klimën, pensionet dhe pasigurinë për të ardhmen, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Edhe Benedikt Schmid, 25-vjeçar dhe kryetar i të rinjve të Partisë së Qendrës, vlerëson se gjenerata e tij është e nënpërfaqësuar në politikën zvicerane. Ai kërkon që gjatë zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit Federal të merret parasysh edhe mosha. Ndërkohë, Myrto Vandersee, bashkëkryetare e të rinjve të të Gjelbërve, thekson se përbërja aktuale e qeverisë nuk pasqyron mjaftueshëm perspektivën afatgjatë të brezave të rinj. Ajo kërkon që në qeveri të ketë një grua të re nga Zvicra frankofone. Jo të gjithë e konsiderojnë moshën vendimtare Megjithatë, organizatat rinore politike nuk pajtohen plotësisht për rëndësinë që duhet t'i jepet moshës. Jonas Lüthy, 23-vjeçar dhe kryetar i të rinjve liberalë, vlerëson se mosha nuk duhet të jetë kriteri kryesor në zgjedhjen e një këshilltari federal. Sipas tij, më të rëndësishme janë kompetencat dhe bindjet politike të kandidatëve. Edhe Nils Fiechter, kryetar i të rinjve të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), thotë se mosha dhe gjinia nuk duhet të kenë përparësi ndaj aftësive dhe qëndrimeve politike. Megjithatë, ai pranon se një person më i ri

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Largimi i Guy Parmelin nga Këshilli Federal ka hapur debatin për nevojën e përtëritjes së qeverisë zvicerane, pasi përfaqësues të organizatave rinore politike kërkojnë që në ekzekutivin e vendit të ketë më shumë përfaqësim të gjeneratave të reja. Shtatë anëtarët aktualë të Këshillit Federal janë të moshës 59 deri në 66 vjeç, me një moshë mesatare prej rreth 62 vjetësh. Largimi i Parmelinit, 66-vjeçar, shihet si një mundësi për të sjellë një brez të ri në qeverinë e vendit. Të rinjtë kërkojnë ndryshim brezash Loa Wild, 23-vjeçare dhe presidente e të rinjve të Partisë Liberale të Gjelbër (JGLP), kërkon që pasardhësi ose pasardhësja e Parmelinit të jetë nga mosha 35 deri në 45 vjeç. Sipas saj, një përfaqësues më i ri mund t'i kuptojë më mirë shqetësimet e brezit të ri, veçanërisht për çështjet që lidhen me klimën, pensionet dhe pasigurinë për të ardhmen, shkruan Blick, transmeton Telegrafi. Edhe Benedikt Schmid, 25-vjeçar dhe kryetar i të rinjve të Partisë së Qendrës, vlerëson se gjenerata e tij është e nënpërfaqësuar në politikën zvicerane. Ai kërkon që gjatë zgjedhjes së anëtarit të ri të Këshillit Federal të merret parasysh edhe mosha. Ndërkohë, Myrto Vandersee, bashkëkryetare e të rinjve të të Gjelbërve, thekson se përbërja aktuale e qeverisë nuk pasqyron mjaftueshëm perspektivën afatgjatë të brezave të rinj. Ajo kërkon që në qeveri të ketë një grua të re nga Zvicra frankofone. Jo të gjithë e konsiderojnë moshën vendimtare Megjithatë, organizatat rinore politike nuk pajtohen plotësisht për rëndësinë që duhet t'i jepet moshës. Jonas Lüthy, 23-vjeçar dhe kryetar i të rinjve liberalë, vlerëson se mosha nuk duhet të jetë kriteri kryesor në zgjedhjen e një këshilltari federal. Sipas tij, më të rëndësishme janë kompetencat dhe bindjet politike të kandidatëve. Edhe Nils Fiechter, kryetar i të rinjve të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), thotë se mosha dhe gjinia nuk duhet të kenë përparësi ndaj aftësive dhe qëndrimeve politike. Megjithatë, ai pranon se një person më i ri

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…