Lajme nga zvicraAlarmohet Zvircra, kirurgu dyshohet se falsifikoi raportet e operacioneve të disa viktimave të një zjarri
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Alarmohet Zvircra, kirurgu dyshohet se falsifikoi raportet e operacioneve të disa viktimave të një zjarri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një kirurg në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV) është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se ka falsifikuar raportet mjekësore të operacioneve, duke vendosur emrin e tij në dokumente për ndërhyrje kirurgjikale në të cilat nuk kishte qenë i pranishëm. Sipas mediumit zviceran 20 Minuten dhe raportimeve të mediave zvicerane, rasti është zbuluar pas një denoncimi të brendshëm në spital, ndërsa çështja i është përcjellë Prokurorisë së kantonit Vaud për hetime të mëtejshme. Kirurgu ishte pjesë e shërbimit të kirurgjisë plastike dhe rindërtuese, ku trajtohen edhe pacientë me djegie të rënda. Rasti është veçanërisht i ndjeshëm, pasi ky shërbim ishte përfshirë në trajtimin e personave të lënduar nga zjarri tragjik në Crans-Montana, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Sipas raportimeve, dyshimet lidhen me dokumentimin e ndërhyrjeve kirurgjikale, ku mjeku dyshohet se ka vendosur emrin e tij në raporte edhe pse nuk kishte qenë në sallën e operacionit. Spitali: Cilësia e trajtimit nuk është vënë në pikëpyetje Drejtuesja e përgjithshme e CHUV-it, Claire Charmet, ka deklaruar se të gjitha ndërhyrjet janë kryer nga mjekë specialistë kompetentë dhe se cilësia e trajtimit të pacientëve nuk është vënë në pikëpyetje.Megjithatë, rasti mund të ketë pasoja në faturimin e shërbimeve mjekësore ndaj kompanive të sigurimeve. Për këtë arsye, faturimi përkatës është pezulluar deri në sqarimin e situatës. Autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit, ndërsa deri më tani bëhet fjalë për dyshime dhe jo për një fajësi të vërtetuar nga gjykata./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.