PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VrasjeArrestohet i dyshuari për vrasjen e dy zyrtarëve gjatë kontrollit të armëve në Gjermani
2 min čitanja
Vrasje

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy zyrtarëve gjatë kontrollit të armëve në Gjermani

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia gjermane ka arrestuar një 60-vjeçar të dyshuar për vrasjen e dy punonjësve të Zyrës së Qarkut Neumarkt, pas të shtënave me armë zjarri në komunën Berngau, në rajonin e Palatinatit të Epërm.Sipas informacioneve fillestare, viktimat, një burrë dhe një grua, po kryenin një kontroll rutinor të armëve të zjarrit kur ndodhi sulmi, transmeton Telegrafi.Të shtënat u raportuan nga banorët lokalë rreth orës 14:00 të së enjtes. Pas incidentit, i dyshuari u barrikadua brenda një ndërtese, ndërsa forcat speciale rrethuan zonën dhe u përpoqën të negocionin me të, me synimin për të gjetur një zgjidhje pa dhunë.Megjithatë, negociatat nuk dhanë rezultat. Rreth orës 02:20 të mëngjesit, policia ndërhyri në banesën ku ishte mbyllur i dyshuari. Sipas një zëdhënësi të policisë, operacioni u zhvillua me përdorimin e mjeteve shpërthyese.Gjatë ndërhyrjes, 60-vjeçari u plagos lehtë në këmbë nga të shtënat e policisë. Ai u arrestua dhe po merr trajtim mjekësor, bëri të ditur zëdhënësi.Pas raportimit të të shtënave, policia u kishte bërë thirrje banorëve në afërsi të fshatit dhe në zonat përreth që të qëndronin brenda shtëpive të tyre, për arsye sigurie.Kryetari i komunës së Berngaut, Thomas Meier, tha për gazetën lokale Die Mittelbayerische se situata mes banorëve ishte e qetë. Ai vlerësoi gjithashtu solidaritetin e tyre dhe komunikimin e shpejtë përmes aplikacioneve të mesazheve dhe rrjeteve sociale.Komuna e Berngaut ka rreth 2,600 banorë. Pas ngjarjes, aktivitetet lokale, përfshirë takimet e shoqatave dhe stërvitjet, janë anuluar. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia gjermane ka arrestuar një 60-vjeçar të dyshuar për vrasjen e dy punonjësve të Zyrës së Qarkut Neumarkt, pas të shtënave me armë zjarri në komunën Berngau, në rajonin e Palatinatit të Epërm.Sipas informacioneve fillestare, viktimat, një burrë dhe një grua, po kryenin një kontroll rutinor të armëve të zjarrit kur ndodhi sulmi, transmeton Telegrafi.Të shtënat u raportuan nga banorët lokalë rreth orës 14:00 të së enjtes. Pas incidentit, i dyshuari u barrikadua brenda një ndërtese, ndërsa forcat speciale rrethuan zonën dhe u përpoqën të negocionin me të, me synimin për të gjetur një zgjidhje pa dhunë.Megjithatë, negociatat nuk dhanë rezultat. Rreth orës 02:20 të mëngjesit, policia ndërhyri në banesën ku ishte mbyllur i dyshuari. Sipas një zëdhënësi të policisë, operacioni u zhvillua me përdorimin e mjeteve shpërthyese.Gjatë ndërhyrjes, 60-vjeçari u plagos lehtë në këmbë nga të shtënat e policisë. Ai u arrestua dhe po merr trajtim mjekësor, bëri të ditur zëdhënësi.Pas raportimit të të shtënave, policia u kishte bërë thirrje banorëve në afërsi të fshatit dhe në zonat përreth që të qëndronin brenda shtëpive të tyre, për arsye sigurie.Kryetari i komunës së Berngaut, Thomas Meier, tha për gazetën lokale Die Mittelbayerische se situata mes banorëve ishte e qetë. Ai vlerësoi gjithashtu solidaritetin e tyre dhe komunikimin e shpejtë përmes aplikacioneve të mesazheve dhe rrjeteve sociale.Komuna e Berngaut ka rreth 2,600 banorë. Pas ngjarjes, aktivitetet lokale, përfshirë takimet e shoqatave dhe stërvitjet, janë anuluar. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…