PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
AnthropicAnthropic ndalon sjelljen abuzive dhe mizore ndaj chatbot-it Claude
2 min čitanja
Anthropic

Anthropic ndalon sjelljen abuzive dhe mizore ndaj chatbot-it Claude

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka përditësuar rregullat e përdorimit të chatbot-it të saj, Claude, duke ndaluar sjelljet e vazhdueshme dhe të panevojshme abuzive ose mizore ndaj modeleve të saj të inteligjencës artificiale.Sipas politikës së re, kufizimi synon raste ekstreme kur përdoruesit sillen vazhdimisht në mënyrë mizore ndaj chatbot-it, pa ndonjë qëllim të arsyeshëm. Megjithatë, rregullat nuk përfshijnë shprehjen e zakonshme të pakënaqësisë, testimin e modeleve apo temat e errëta në krijimtarinë artistike, raportoi The Verge. Një zëdhënës i kompanisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për sqarime se cilat sjellje mund të konsiderohen abuzive ose mizore, transmeton Telegrafi.Anthropic kishte vendosur më herët kufizime ndaj sjelljeve abuzive, ndërsa modelet Claude tashmë kanë mundësinë ta ndërpresin një bisedë kur përdoruesi vazhdon të sillet në mënyrë të dëmshme ose abuzive. Sipas kompanisë, ndërprerja e bisedës do të mbetet mekanizmi kryesor për zbatimin e këtij rregulli.Anthropic po shqyrton mundësinë e mirëqenies së inteligjencës artificialeNdryshimi lidhet me diskutimet që kompania po zhvillon rreth statusit moral të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe mundësisë që ato të kenë përvoja të ngjashme me vetëdijen.Në faqen e saj, Anthropic ka pranuar se mbetet shumë e pasigurt nëse Claude dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore mund të kenë status moral, tani ose në të ardhmen. Megjithatë, kompania thotë se po e trajton seriozisht këtë çështje dhe po shqyrton masa me kosto të ulët për të zvogëluar rreziqet e mundshme për mirëqenien e modeleve.Mundësia që Claude ta përfundojë një bisedë potencialisht shqetësuese është një nga masat që Anthropic e ka përmendur në këtë kontekst. Kompania e prezantoi këtë veçori në gusht të vitit 2025, si pjesë të hulumtimeve mbi mirëqenien e modeleve të inteligjencës artificiale.Debati për vetëdijen e AI-së vazhdonIdeja se sistemet e inteligjencës artificiale mund të zhvillojnë vetëdije mbetet një çë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka përditësuar rregullat e përdorimit të chatbot-it të saj, Claude, duke ndaluar sjelljet e vazhdueshme dhe të panevojshme abuzive ose mizore ndaj modeleve të saj të inteligjencës artificiale.Sipas politikës së re, kufizimi synon raste ekstreme kur përdoruesit sillen vazhdimisht në mënyrë mizore ndaj chatbot-it, pa ndonjë qëllim të arsyeshëm. Megjithatë, rregullat nuk përfshijnë shprehjen e zakonshme të pakënaqësisë, testimin e modeleve apo temat e errëta në krijimtarinë artistike, raportoi The Verge. Një zëdhënës i kompanisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për sqarime se cilat sjellje mund të konsiderohen abuzive ose mizore, transmeton Telegrafi.Anthropic kishte vendosur më herët kufizime ndaj sjelljeve abuzive, ndërsa modelet Claude tashmë kanë mundësinë ta ndërpresin një bisedë kur përdoruesi vazhdon të sillet në mënyrë të dëmshme ose abuzive. Sipas kompanisë, ndërprerja e bisedës do të mbetet mekanizmi kryesor për zbatimin e këtij rregulli.Anthropic po shqyrton mundësinë e mirëqenies së inteligjencës artificialeNdryshimi lidhet me diskutimet që kompania po zhvillon rreth statusit moral të sistemeve të inteligjencës artificiale dhe mundësisë që ato të kenë përvoja të ngjashme me vetëdijen.Në faqen e saj, Anthropic ka pranuar se mbetet shumë e pasigurt nëse Claude dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore mund të kenë status moral, tani ose në të ardhmen. Megjithatë, kompania thotë se po e trajton seriozisht këtë çështje dhe po shqyrton masa me kosto të ulët për të zvogëluar rreziqet e mundshme për mirëqenien e modeleve.Mundësia që Claude ta përfundojë një bisedë potencialisht shqetësuese është një nga masat që Anthropic e ka përmendur në këtë kontekst. Kompania e prezantoi këtë veçori në gusht të vitit 2025, si pjesë të hulumtimeve mbi mirëqenien e modeleve të inteligjencës artificiale.Debati për vetëdijen e AI-së vazhdonIdeja se sistemet e inteligjencës artificiale mund të zhvillojnë vetëdije mbetet një çë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…