PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KanadajaKanadezja 61-vjeçare thyen rekordin botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank
2 min čitanja
Kanadaja

Kanadezja 61-vjeçare thyen rekordin botëror, qëndron pesë orë në pozicionin plank

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një 61-vjeçare nga Kanadaja ka thyer rekordin e saj botëror, duke qëndruar për pesë orë në pozicionin plank, gjatë Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, të mbajtura në Utah të SHBA-së.DonnaJean Wilde realizoi sfidën gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti sportiv, i cili u kushtohet arritjeve të sportistëve mbi moshën 50-vjeçare, transmeton Telegrafi.Wilde qëndroi në pozicionin plank për pesë orë, duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm prej katër orësh, 30 minutash e 11 sekondash, të vendosur në vitin 2024.Sipas organizatorëve, sfida e saj u zhvillua më 6 tetor dhe përfundoi pasi ajo arriti kufirin prej pesë orësh. Megjithatë, rekordi i ri ende duhet të shqyrtohet dhe të miratohet zyrtarisht nga Guinness World Records. Drejtori ekzekutiv i Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, Kyle Case, tha se arritja e Wilde përfaqëson frymën e këtij aktiviteti.“Është një mënyrë për të njohur aftësitë që ke sot dhe për të kuptuar se nuk duhet të ndalesh, por mund të vazhdosh të bësh gjërat që të pëlqejnë”, tha Case për televizionin KSL-TV.Ai shtoi se sporti është vetëm një nga shumë aktivitetet që njerëzit mund të vazhdojnë t’i shijojnë edhe me kalimin e moshës.Lojërat Botërore për Seniorë Huntsman mbledhin pjesëmarrës nga mosha 50-vjeçare e lart dhe synojnë të promovojnë aktivitetin fizik, shëndetin dhe një jetë aktive në çdo moshë. /Telegrafi/ See on Instagram

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një 61-vjeçare nga Kanadaja ka thyer rekordin e saj botëror, duke qëndruar për pesë orë në pozicionin plank, gjatë Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, të mbajtura në Utah të SHBA-së.DonnaJean Wilde realizoi sfidën gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti sportiv, i cili u kushtohet arritjeve të sportistëve mbi moshën 50-vjeçare, transmeton Telegrafi.Wilde qëndroi në pozicionin plank për pesë orë, duke tejkaluar rekordin e saj të mëparshëm prej katër orësh, 30 minutash e 11 sekondash, të vendosur në vitin 2024.Sipas organizatorëve, sfida e saj u zhvillua më 6 tetor dhe përfundoi pasi ajo arriti kufirin prej pesë orësh. Megjithatë, rekordi i ri ende duhet të shqyrtohet dhe të miratohet zyrtarisht nga Guinness World Records. Drejtori ekzekutiv i Lojërave Botërore për Seniorë Huntsman, Kyle Case, tha se arritja e Wilde përfaqëson frymën e këtij aktiviteti.“Është një mënyrë për të njohur aftësitë që ke sot dhe për të kuptuar se nuk duhet të ndalesh, por mund të vazhdosh të bësh gjërat që të pëlqejnë”, tha Case për televizionin KSL-TV.Ai shtoi se sporti është vetëm një nga shumë aktivitetet që njerëzit mund të vazhdojnë t’i shijojnë edhe me kalimin e moshës.Lojërat Botërore për Seniorë Huntsman mbledhin pjesëmarrës nga mosha 50-vjeçare e lart dhe synojnë të promovojnë aktivitetin fizik, shëndetin dhe një jetë aktive në çdo moshë. /Telegrafi/ See on Instagram

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…