PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EndrickMilani planifikon transferimin e Endrickut në një marrëveshje të ngjashme me Nico Paz
1 min čitanja
Endrick

Milani planifikon transferimin e Endrickut në një marrëveshje të ngjashme me Nico Paz

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjiganti italian, Milani synon nënshkrimin e sulmuesit brazilian, Endrick nga Real Madridi, në një marrëveshje të ngjashme sikurse Como me Nico Paz.Sulmuesi brazilian zgjodhi të qëndronte në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi zhvilloi bisedime me Jose Mourinhon. Megjithatë, tani ai është penduar për vendimin, pasi ka pasur vështirësi për të siguruar minutazh të rregullt këtë sezon. Menaxheri portugez aktualisht favorizon Carlos Espin përpara Endrick si sulmuesin e dytë të zgjedhur pas Kylian Mbappe.Endrick është i hapur për mundësi më të mira në janar nëse situata e tij nuk përmirësohet dhe thuhet se është i interesuar për një transferim në Milan. Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi Sipas Calciomercato, Milani është shfaqur si një nga pretendentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Endrick, në afatin kalimtar të janarit.Rossonerët po planifikojnë të nënshkruajnë përgjithmonë me 20-vjeçarin dhe të përfshijnë një klauzolë riblerjeje për Real Madridin në marrëveshje, ngjashëm me atë që bëri Como me Nico Paz. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjiganti italian, Milani synon nënshkrimin e sulmuesit brazilian, Endrick nga Real Madridi, në një marrëveshje të ngjashme sikurse Como me Nico Paz.Sulmuesi brazilian zgjodhi të qëndronte në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi zhvilloi bisedime me Jose Mourinhon. Megjithatë, tani ai është penduar për vendimin, pasi ka pasur vështirësi për të siguruar minutazh të rregullt këtë sezon. Menaxheri portugez aktualisht favorizon Carlos Espin përpara Endrick si sulmuesin e dytë të zgjedhur pas Kylian Mbappe.Endrick është i hapur për mundësi më të mira në janar nëse situata e tij nuk përmirësohet dhe thuhet se është i interesuar për një transferim në Milan. Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi Sipas Calciomercato, Milani është shfaqur si një nga pretendentët kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Endrick, në afatin kalimtar të janarit.Rossonerët po planifikojnë të nënshkruajnë përgjithmonë me 20-vjeçarin dhe të përfshijnë një klauzolë riblerjeje për Real Madridin në marrëveshje, ngjashëm me atë që bëri Como me Nico Paz. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…