PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraDënohet me 10 vjet burg, i riu zviceran shpërthen në lot në sallën e gjyqit
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Dënohet me 10 vjet burg, i riu zviceran shpërthen në lot në sallën e gjyqit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjykata e Lartë e Bernës ka rritur në 10 vjet e gjashtë muaj dënimin me burg për një 29-vjeçar, i dënuar për një grabitje brutale ndaj një burri 55-vjeçar në Büren an der Aare.Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2022, kur i dënuari, së bashku me një bashkëpunëtor, e kishte sulmuar viktimën në banesën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Fillimisht, 29-vjeçari ishte dënuar me nëntë vjet e gjashtë ditë burgim. Ai e kishte apeluar vendimin, duke kërkuar uljen e dënimit, por Gjykata e Lartë e Bernës e ka refuzuar ankesën dhe ka vendosur një dënim më të rëndë. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kishte kërkuar që dënimi të mos kalonte tetë vjet burgim, duke argumentuar se trajtimi terapeutik mund të vazhdonte edhe gjatë vuajtjes së dënimit, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Megjithatë, gjykata vendosi që krahas dënimit prej 10 vjetësh e gjashtë muajsh, ndaj të dënuarit të zbatohet edhe një masë terapeutike në institucion të mbyllur. Sipas raportimit, gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se te 29-vjeçari nuk janë vërejtur shenja pendimi apo motivim i mjaftueshëm për terapi. Kur gjykatësi shpalli dënimin më të rëndë, i dënuari nuk arriti t’i mbante lotët në sallën e gjyqit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjykata e Lartë e Bernës ka rritur në 10 vjet e gjashtë muaj dënimin me burg për një 29-vjeçar, i dënuar për një grabitje brutale ndaj një burri 55-vjeçar në Büren an der Aare.Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2022, kur i dënuari, së bashku me një bashkëpunëtor, e kishte sulmuar viktimën në banesën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Fillimisht, 29-vjeçari ishte dënuar me nëntë vjet e gjashtë ditë burgim. Ai e kishte apeluar vendimin, duke kërkuar uljen e dënimit, por Gjykata e Lartë e Bernës e ka refuzuar ankesën dhe ka vendosur një dënim më të rëndë. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kishte kërkuar që dënimi të mos kalonte tetë vjet burgim, duke argumentuar se trajtimi terapeutik mund të vazhdonte edhe gjatë vuajtjes së dënimit, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Megjithatë, gjykata vendosi që krahas dënimit prej 10 vjetësh e gjashtë muajsh, ndaj të dënuarit të zbatohet edhe një masë terapeutike në institucion të mbyllur. Sipas raportimit, gjykata ka marrë parasysh edhe faktin se te 29-vjeçari nuk janë vërejtur shenja pendimi apo motivim i mjaftueshëm për terapi. Kur gjykatësi shpalli dënimin më të rëndë, i dënuari nuk arriti t’i mbante lotët në sallën e gjyqit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…