ShbaUshtria amerikane do ta transmetojë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të autorit të sulmit në Fort Hood
2 min čitanja
Shba
Ushtria amerikane do ta transmetojë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të autorit të sulmit në Fort Hood
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ushtria amerikane planifikon ta transmetojë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të Nidal Hasan, ish-psikiatrit të ushtrisë që vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009. Njoftimi u bë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërsa Pentagoni konfirmoi se transmetimi do të realizohet, pa dhënë ende hollësi të mëtejshme. Ekzekutimi është planifikuar për 3 dhjetor në Fort Hood. Nëse realizohet sipas planit, ai do të jetë ekzekutimi i parë i një pjesëtari të ushtrisë amerikane që nga viti 1961 dhe ekzekutimi i parë ushtarak me pushkatim që nga viti 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Do të sigurohemi që njerëzit të mund ta shohin, që kjo të jetë publike, sepse njerëzit duhet ta kuptojnë se veprime të tilla kanë pasoja të rënda”, tha Hegseth në një intervistë me komentatorin konservator Jack Posobiec.Ai shtoi se Hasan do të ekzekutohet nga një skuadër ushtarësh. I pyetur nëse i dënuari kishte paraqitur ndonjë kërkesë të fundit, Hegseth u përgjigj: “Nuk më intereson. Do ta shohim më 3 dhjetor”, transmeton Telegrafi.Hasan hapi zjarr më 5 nëntor 2009 në një qendër për përpunimin dhe përgatitjen e personelit ushtarak në Fort Hood. Një juri ushtarake e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje në vitin 2013 dhe e dënoi me vdekje. Hasan, ish-major i ushtrisë amerikane, ka qëndruar në pritje të ekzekutimit pas një procesi të gjatë ligjor. Presidenti Donald Trump e miratoi ekzekutimin me pushkatim në fillim të kësaj jave, sipas njoftimeve zyrtare. Vendimi për ta transmetuar ekzekutimin drejtpërdrejt ka nxitur debat mbi dënimin me vdekje, kufijtë e transparencës publike dhe dinjitetin e personit të dënuar. Ekspertë të së drejtës ushtarake dhe të dënimit me vdekje kanë ngritur pyetje për arsyet e transmetimit dhe për faktin nëse ekzekutimi rrezikon të kthehet në një spektakël publik.Elisabeth Semel, bashkëdrejtuese e Klinikës për Dënimin me Vdekje në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kalifornisë në Berke
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.