Lajme nga zvicraMbi post-festumin presidencial dhe traumat e shoqërisë kosovare
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Mbi post-festumin presidencial dhe traumat e shoqërisë kosovare
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Politika e Kosovës përherë është një përplasje e madhe emocionale. Kjo jo përherë është e shëndetshme. Por nga përplasjet mësojmë shumë - sidomos mbi traumat dhe halucinacionet e patrajtuara të shoqërisë. Përtej rrethanave dramatike në të cilat u zgjodh presidentja e republikës (pa fajin e saj), pyetja më e rëndësishme është kjo: a do të ketë Kosova qeverisje cilësore me Vetëvendosjen? Rreziku është i madh që retorika boshe të vazhdojë - ndonëse koha e arsyetimeve ka marrë fund qëmoti. I.Ajo që pamë në javët e fundit shpalosi të kaluarën e patrajtuar dhe tragjike brenda shoqërisë shqiptare të Kosovës. Kush s’ballafaqohet me të, e bart me vete si bombë të kurdisur me sahat. Shqetësuese ishte (e vazhdon të jetë) atmosfera e linçimit dhe e etiketimit: "Nëse nuk je me ne, je spiun serb". Kanë kaluar 27 vjet që Serbia është dëbuar nga Kosova, por politika dhe parapolitika ende mbijetojnë duke përmendur Serbinë.Kjo kacafytje vulgare u shoqërua me akuza, kundërakuza, mashtrime paranoide, sjellje abuzive dhe keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve. Është krijuar një gjendje psikoze halucinante. Pasojë e kësaj është mungesa thelbësore e gatishmërisë për ta kuptuar realitetin. Lokal dhe gjeopolitikPor në këtë mejdan qytetarët e Kosovës i kanë parë mirë të gjithë - sidomos ditëve të fundit: edhe gënjeshtarët, edhe kërcënuesit, edhe rrëmujaxhinjtë, edhe naivët, edhe profiterët e çastit.Qytetarët e Kosovës u ofenduan sërish me krijimin artificial të dramave politike e institucionale: si nga ata që kalkulojnë deri në çastin e fundit, ashtu edhe nga të tjerët që çështjet jopolitike duan t’i përdorin për beteja elektorale.Nëse i kthehemi pak veprës së Migjenit, atëherë pas bijve të shqipes shohim hije të trazueme, trashëgimtarë të vuejtjes që në vend të strategjisë politike shpalosin, faqe botës, disa klithma të pakënaquna t’instinktit. Kjo barrë flaket vetëm kur njerëzit janë të lirë nga linçimi. Dhe nga linçuesit që hiqen si patriotë.II.Njëra ndër skenat më bizare në historinë pol
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.