PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Elon muskTrump nderon Elon Musk me medaljen më të lartë shkencore në SHBA: Thomas Edison i kohëve moderne
2 min čitanja
Elon musk

Trump nderon Elon Musk me medaljen më të lartë shkencore në SHBA: Thomas Edison i kohëve moderne

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ndarë drejtorit ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk, Medaljen Kombëtare të Shkencës, një nga vlerësimet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si “Thomas Edison të kohëve moderne”.Ceremonia u mbajt të enjten në Institutin e Paqes në Washington, ku u nderuan edhe disa figura të tjera të rëndësishme të teknologjisë: bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, si dhe drejtuesja e AMD-së, Lisa Su.“Dua t’i falënderoj të gjithë që janë këtu për të festuar përparimin emocionues të shkencës dhe teknologjisë në epokën e artë të Amerikës”, tha Trump në fjalën e tij hyrëse, përpara se t’i kushtonte vëmendje të veçantë Musk-ut, transmeton Telegrafi.Presidenti e përshkroi atë si një “gjigant industrial”, duke deklaruar se pak amerikanë në histori kanë bërë më shumë për të çuar përpara interesat kombëtare të vendit.“Gjenialiteti dhe vendosmëria e tij e kanë shndërruar fantashkencën në realitet”, tha Trump, përpara se ta përgëzonte Musk-un dhe ta cilësonte mikun e tij si një person “shumë, shumë të veçantë”.Megjithatë, pavarësisht fjalëve të ngrohta gjatë ceremonisë, marrëdhënia mes Trump-it dhe Musk-ut ka kaluar nëpër periudha të tensionuara vitet e fundit.Musk iu bashkua Trump-it në fazën e fundit të fushatës presidenciale dhe, pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, mori një rol të profilit të lartë në Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE). Në praktikë, ai u bë figura kryesore e përpjekjeve për të ulur shpenzimet dhe për të zvogëluar administratën federale.Marrëdhënia mes tyre u përkeqësua pasi Musk kritikoi projektligjin e shpenzimeve të Trump-it, të njohur si “One Big Beautiful Bill”, duke nxitur një përplasje publike mes të dyve.Së fundmi, megjithatë, Musk është afruar sërish me administratën Trump. Drejtuesi i Tesla-s pritet të marrë rolin e bashkëdrejtuesit të projektit “Meridian”, të porositur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.Projekti

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ndarë drejtorit ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk, Medaljen Kombëtare të Shkencës, një nga vlerësimet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si “Thomas Edison të kohëve moderne”.Ceremonia u mbajt të enjten në Institutin e Paqes në Washington, ku u nderuan edhe disa figura të tjera të rëndësishme të teknologjisë: bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, si dhe drejtuesja e AMD-së, Lisa Su.“Dua t’i falënderoj të gjithë që janë këtu për të festuar përparimin emocionues të shkencës dhe teknologjisë në epokën e artë të Amerikës”, tha Trump në fjalën e tij hyrëse, përpara se t’i kushtonte vëmendje të veçantë Musk-ut, transmeton Telegrafi.Presidenti e përshkroi atë si një “gjigant industrial”, duke deklaruar se pak amerikanë në histori kanë bërë më shumë për të çuar përpara interesat kombëtare të vendit.“Gjenialiteti dhe vendosmëria e tij e kanë shndërruar fantashkencën në realitet”, tha Trump, përpara se ta përgëzonte Musk-un dhe ta cilësonte mikun e tij si një person “shumë, shumë të veçantë”.Megjithatë, pavarësisht fjalëve të ngrohta gjatë ceremonisë, marrëdhënia mes Trump-it dhe Musk-ut ka kaluar nëpër periudha të tensionuara vitet e fundit.Musk iu bashkua Trump-it në fazën e fundit të fushatës presidenciale dhe, pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, mori një rol të profilit të lartë në Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE). Në praktikë, ai u bë figura kryesore e përpjekjeve për të ulur shpenzimet dhe për të zvogëluar administratën federale.Marrëdhënia mes tyre u përkeqësua pasi Musk kritikoi projektligjin e shpenzimeve të Trump-it, të njohur si “One Big Beautiful Bill”, duke nxitur një përplasje publike mes të dyve.Së fundmi, megjithatë, Musk është afruar sërish me administratën Trump. Drejtuesi i Tesla-s pritet të marrë rolin e bashkëdrejtuesit të projektit “Meridian”, të porositur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.Projekti

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…