Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase po intensifikohen dhe temperaturat e vjeshtës paralajmërojnë një tjetër dimër të vështirë, banorët e Kievit po përballen me një zgjedhje të vështirë: si t’u bëjnë ballë sulmeve me dronë e raketa dhe të ftohtit të ashpër.“Dimri i kaluar në Kiev ishte shumë i vështirë”, thotë Mariia Shostak, nënë e dy fëmijëve, e cila tashmë po bën gati valixhet për t’u larguar nga banesa e saj e vogël, transmeton Telegrafi.Temperaturat për periudha të gjata nën zero dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, të shkaktuara nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, e bënë dimrin e kaluar një nga më të vështirët që nga fillimi i luftës.“Ka pasur ditë dhe javë që ishin të padurueshme. Fillova të mendoja se nuk mund ta përjetoja edhe një dimër tjetër kështu”, tregon ajo.Mariia nuk po pret as ardhjen e dimrit. Sulmet e fundit ruse ndaj kryeqytetit e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u larguar.Gjendja, sipas saj, ndryshoi në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, kur Kievi nisi të sulmohej pothuajse gjatë gjithë kohës. Më parë, dronët dhe raketat përgjoheshin në periferi, ndërsa tani shpërthimet po ndodhin në qendër të qytetit, drejtpërdrejt mbi kokat e banorëve.Pas disa javësh sulmesh në rritje, që deri në fund të shtatorit kishin përfshirë pika karburanti, centrale elektrike dhe ura të rëndësishme mbi lumin Dnipro, kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, e përshkroi situatën si “shumë dramatike”. Sipas tij, sulmet po e shkatërrojnë qytetin.Fëmijët e Mariias, Arturi katërvjeçar dhe Kira dyvjeçare, kanë lindur të dy pas nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022. Për të mos i ekspozuar ndaj një tjetër dimri të rrezikshëm dhe të vështirë, ajo planifikon t’i marrë me vete në Hurghada, në bregdetin egjiptian të Detit të Kuq. Ky destinacion është më i lirë se shumë vende evropiane dhe ka klimë më të ngrohtë.“Nuk ndihem aspak e sigurt në Ukrainë”, thotë Mariia.Sondazhet tregojnë se shumë ukrainas po mendojnë në mënyrë të ngjashm
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.