IceAgjentët e maskuar të ICE-së qëllojnë një burrë në New York, fëmija pesëvjeçar ishte në veturë
2 min čitanja
Ice
Agjentët e maskuar të ICE-së qëllojnë një burrë në New York, fëmija pesëvjeçar ishte në veturë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një shtetas dominikan është qëlluar dhe plagosur nga një agjent federal i imigracionit gjatë një operacioni arrestimi në New York, duke shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarët lokalë dhe protestuesit kundër politikave të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.Ngjarja ndodhi të enjten, rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, në lagjen Marble Hill, një zonë e Manhattanit që lidhet gjeografikisht me Bronx-in. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) e cilësoi ndërhyrjen si një “operacion të shënjestruar të zbatimit të ligjit”.Burri i mbijetoi të shtënave dhe u dërgua në spital për trajtim. Sipas autoriteteve lokale, ai ndodhej brenda një veture bashkë me një fëmijë pesëvjeçar, i cili nuk pësoi lëndime, transmeton Telegrafi.DHS-ja nuk dha një shpjegim të hollësishëm për rrethanat që çuan në përdorimin e armës, duke deklaruar vetëm se gjatë operacionit një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) kishte qëlluar me armë zjarri.Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, dhe guvernatorja e shtetit, Kathy Hochul, dënuan incidentin dhe kërkuan ndalimin e operacioneve të ICE-së në qytet.Mamdani e cilësoi të shtënat si një ngjarje “të papranueshme dhe jashtëzakonisht serioze”, ndërsa tha se do t’i kërkonte presidentit Trump të ndërpresë operacionet e agjencisë në New York.Hochul deklaroi se kishte biseduar me Trumpin dhe sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, duke u kërkuar të ndalojnë operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin në shtet.Dëshmitarët raportojnë disa të shtënaPedro Almaraz, punonjës në një restorant pranë vendit të ngjarjes, tha se kishte dëgjuar tri ose katër të shtëna dhe më pas kishte parë një burrë të shtrirë në tokë, të rrethuar nga disa agjentë të maskuar, të veshur me jelekë me shenjat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.Sipas tij, dëshmitarët bërtisnin gjatë incidentit.Pamjet dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin të ulur në tokë me duart pas shpine. Në një video tjetër shihen policë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.