UkrainaSHBA-ja dhe Ukraina takohen në Miami për propozime të reja për përfundimin e luftës
2 min čitanja
Ukraina
SHBA-ja dhe Ukraina takohen në Miami për propozime të reja për përfundimin e luftës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
SHBA-ja dhe Ukraina takohen në Miami për propozime të reja për përfundimin e luftësPërfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të takohen të premten, më 9 tetor, në Miami, për të diskutuar propozime të reja që synojnë përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ndërkohë, të dërguarit amerikanë mund të rikthehen në Moskë më vonë gjatë këtij muaji për bisedime të tjera me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.Sipas Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe ukrainas, bisedimet dyditore pritet të përqendrohen në mënyrat e mundshme për të zhbllokuar procesin diplomatik. Në mesin e propozimeve që mund të shqyrtohen është edhe një armëpushim i pjesshëm, që do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe transportit të drithërave.Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po synon të arrijë përparim diplomatik përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA dhe ardhjes së dimrit të ashpër në Ukrainë.“Jemi të gjithë të shqetësuar për dimrin. Do të jetë një dimër i vështirë nëse lufta nuk ndalet. Prandaj, SHBA-ja po përpiqet të ndërmjetësojë mes palëve, me synimin për të hartuar një propozim të përbashkët”, tha një burim amerikan për Axios.Të enjten, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me presidentin Trump për t’i paraqitur propozimin më të fundit të SHBA-së dhe për të marrë komentet e tij përpara takimit në Miami. Në takim morën pjesë edhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskëshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Needham.Delegacioni ukrainas pritet të përfshijë shefin e kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Kyrylo Budanov, sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov, kreun e grupit parlamentar të partisë “Shërbëtori i Popullit”, Davyd Arakhamia, si dhe zëvendësministrin e parë të Jashtëm, Serhiy Kyslytsya. Në bisedime do të marrë pjesë edhe Oleh Ivashchenko, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Ukrainës (HUR).SHBA-ja ka ftuar gjithashtu kësh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.