Elikia mbingaLojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën
2 min čitanja
Elikia mbinga
Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej shkollave më të njohura të futbollit në botë, ku luajti krah për krah me disa prej emrave që sot janë yje të futbollit evropian.Jurrien Timber, Quinten Timber, Ryan Gravenberch dhe Brian Brobbey ishin bashkëlojtarët e tij në akademinë e klubit holandez. Por, ndërsa ata vazhduan rrugëtimin drejt niveleve më të larta të futbollit, historia e Mbinga mori një tjetër drejtim. Sot ai njihet si ELIKIA, artist i muzikës afrobeats, ndërsa futbollin profesional e la në moshën vetëm 21-vjeçare.Katër vite në akademinë e AjaxitMbinga iu bashkua Ajaxit në vitin 2014, pasi ishte zhvilluar te PEC Zwolle. Ai ishte mesfushor ofensiv dhe përfundimisht u bë kapiten i ekipit U16 të Ajaxit, ku luante së bashku me Timberët, Gravenberchin dhe Brobbeyn.Ai kujton se presioni në akademinë e Ajaxit ishte i jashtëzakonshëm.“Trajnerët janë shumë striktë. Ata gjithmonë kërkojnë nivelin e Ligës së Kampionëve. Mendoj se kjo është e mirë, sepse ndërton mentalitetin dhe rezistencën. Kur luan për Ajaxin, gjithmonë duhet të fitosh”, ka treguar Mbinga për GOAL.Në atë moshë, ai kishte kuptuar se disa prej bashkëlojtarëve të tij kishin diçka të veçantë. Për Jurrien dhe Quinten Timber, ai thotë se që në fëmijëri ishin fizikisht mbresëlënës, ndërsa për Gravenberchin veçon aftësinë teknike. Për Brobbeyn, ndërkaq, kujton fuqinë fizike që sot e karakterizon edhe në nivelet e larta.“Që atëherë mund ta shihje se këta lojtarë ishin specialë”, rrëfen ai. Konkurrenca me Gravenberchin dhe TimberinPor rruga e Mbinga nuk ishte e njëjtë. Në vitin 2018, ndryshimi i trajnerit në ekipin U17 ndikoi në të ardhmen e tij te Ajax.Ai e pranon se konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe, sidomos në mesfushë. Një prej rivalëve të tij të drejtpërdrejtë ishte Ryan Gravenberch, ndërsa në atë repart luanin edhe Kenneth Taylor dhe Quinten Timber.“Arsyeja pse u largova nga Ajax ishte se kishte shumë konkurrencë. Luaja n
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.