Viktor gyokeresArsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres
2 min čitanja
Viktor gyokeres
Arsenali vendos çmimin për Viktor Gyokeres
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Arsenali po mendon për lëvizjet e ardhshme në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të konsolidojnë projektin ambicioz të skuadrës dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të luftuar për trofe.Viktor Gyokeres ishte një nga përforcimet kryesore të “Gunners” sezonin e kaluar. Sulmuesi suedez u transferua nga Sporting Lisbona me pritshmëri të mëdha dhe realizoi 21 gola në 55 paraqitje në sezonin e tij të parë me klubin londinez. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë nisur të ngrenë disa pikëpyetje. Në sezonin aktual, Gyokeres ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Arsenali ka në dispozicion edhe Kai Havertzin dhe duket se sulmuesi suedez nuk e ka bindur plotësisht trajnerin dhe drejtuesit e klubit.Në verë madje kishte spekulime se Gyokeres mund të largohej nëse Arsenali do të arrinte të siguronte shërbimet e Julian Alvarez. Viktor Gyokeres vendos një rekord të madh në Ligën e Kombeve Sipas raportimeve të “Football Insider”, Arsenali do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte shitjen e sulmuesit, por vetëm nëse në tavolinë do të mbërrinte një ofertë prej rreth 75 milionë eurosh.Megjithatë, një largim i mundshëm nuk pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni. Gyokeres mund të largohet nga “Emirates” në verën e vitit 2027, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm mbetet ende i paqartë.Arsenali, ndërkohë, pritet të presë për të parë se si do të zhvillohet sezoni dhe nëse sulmuesi suedez do të arrijë të rikthehet në formën që tregoi te Sporting. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.