PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Justina shiroka pulaU zgjodh presidente e Kosovës, kush do ta zëvendësojë Justina Shiroka-Pulën në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve?
2 min čitanja
Justina shiroka pula

U zgjodh presidente e Kosovës, kush do ta zëvendësojë Justina Shiroka-Pulën në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës pak para mesnatës më 06.10.2026. Zyrtarisht detyrën ajo e mori më 07.10.2026 pas një ceremonie solemne të inaugurimit.Deri më tani Justina Shiroka-Pula ka mbajtur postin e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).Në kryet të Akademisë ajo ishte zgjedhur më 19.12.2025 gjatë një mbledhjeje të rregullt të Kuvendit të ASHAK-ut.Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës e ka lënë ASHAK-un pa kryetare, pasi, sipas Ligjit dhe Statutit për këtë institucion, anëtarët e Akademisë që ushtrojnë funksione politike dhe shtetërore nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në ASHAK.Si e parashohin Ligji dhe Statuti zgjedhjen e kryetarit të ri?Pas emërimit të Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit, Akademia duhet të zgjedhë kryetarin e ri.Kryesia e ASHAK-ut do të shpallë zgjedhjet për kryetar dhe thërret seancën zgjedhore se paku 30 ditë përpara. Pas kësaj do të mbahen dy mbledhje të seksioneve të Akademisë.Në mbledhjen e parë propozohen kandidatët, ndërsa në mbledhjen e dytë votohen kandidatët e propozuar.Kandidati apo kandidatët që marrin numrin e nevojshëm të votave i dërgohen Kuvendit të Akademisë për votim përfundimtar.Kandidati që merr më së shumti vota zgjidhet në krye të ASHAK-ut.Kryetari i ri, i cili e zëvendëson akademiken Shiroka-Pula, do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta për kryesinë e ASHAK-ut, që sipas rregullit mbahen në fund të vitit 2029.KALLXO.com nuk ka mundur të marrë një prononcim nga Akademia deri në botimin e artikullit lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.Zgjedhjet e fundit të rregullta në Akademi janë mbajtur më 19.12.2025 nga Kuvendi i këtij institucioni.Justina Shiroka-Pula ishte zgjedhur kryetare, ndërsa nënkryetar ishte zgjedhur Fejzullah Krasniqi, kurse Bardh Rugova ishte zgjedhur sekretar shkencor.Sipas Ligji nr. 05/l -038 për ASHAK-un, neni 17, pika, 1.4, kryetari i Akademisë zgjidhet nga Kuvendi i

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës pak para mesnatës më 06.10.2026. Zyrtarisht detyrën ajo e mori më 07.10.2026 pas një ceremonie solemne të inaugurimit.Deri më tani Justina Shiroka-Pula ka mbajtur postin e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).Në kryet të Akademisë ajo ishte zgjedhur më 19.12.2025 gjatë një mbledhjeje të rregullt të Kuvendit të ASHAK-ut.Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës e ka lënë ASHAK-un pa kryetare, pasi, sipas Ligjit dhe Statutit për këtë institucion, anëtarët e Akademisë që ushtrojnë funksione politike dhe shtetërore nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në ASHAK.Si e parashohin Ligji dhe Statuti zgjedhjen e kryetarit të ri?Pas emërimit të Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit, Akademia duhet të zgjedhë kryetarin e ri.Kryesia e ASHAK-ut do të shpallë zgjedhjet për kryetar dhe thërret seancën zgjedhore se paku 30 ditë përpara. Pas kësaj do të mbahen dy mbledhje të seksioneve të Akademisë.Në mbledhjen e parë propozohen kandidatët, ndërsa në mbledhjen e dytë votohen kandidatët e propozuar.Kandidati apo kandidatët që marrin numrin e nevojshëm të votave i dërgohen Kuvendit të Akademisë për votim përfundimtar.Kandidati që merr më së shumti vota zgjidhet në krye të ASHAK-ut.Kryetari i ri, i cili e zëvendëson akademiken Shiroka-Pula, do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta për kryesinë e ASHAK-ut, që sipas rregullit mbahen në fund të vitit 2029.KALLXO.com nuk ka mundur të marrë një prononcim nga Akademia deri në botimin e artikullit lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.Zgjedhjet e fundit të rregullta në Akademi janë mbajtur më 19.12.2025 nga Kuvendi i këtij institucioni.Justina Shiroka-Pula ishte zgjedhur kryetare, ndërsa nënkryetar ishte zgjedhur Fejzullah Krasniqi, kurse Bardh Rugova ishte zgjedhur sekretar shkencor.Sipas Ligji nr. 05/l -038 për ASHAK-un, neni 17, pika, 1.4, kryetari i Akademisë zgjidhet nga Kuvendi i

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…