Irani ka goditur sërish sonte me dronë Shahed-136 objektet e grupeve kurde-iraniane në Erbil, në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut.Sulmi përbën testin e parë të rëndësishëm për sistemet e mbrojtjes ajrore të Erbilit që nga largimi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, rreth 30 shtatorit.Goditja vjen në një periudhë tensioni të vazhdueshëm mes Iranit dhe grupeve kurde-iraniane, të cilat Teherani i akuzon për veprimtari kundër Republikës Islamike. Përdorimi i dronëve Shahed-136 e bën sulmin veçanërisht të rëndësishëm për shkak të aftësive të këtyre mjeteve ajrore pa pilot për të goditur objektiva në distanca të mëdha.Sulmi i fundit pritet të ngrejë pikëpyetje të reja mbi kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Erbilit pas përfundimit të pranisë së koalicionit ndërkombëtar në zonë. Ndryshe, trupat amerikane e përfunduan tërheqjen nga Iraku më 30 shtator të këtij viti. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.