PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraShqiptarja nga Kosova parandalon përhapjen e zjarrit në një ndërtesë në Zvicër - përballet vetë me flakët dhe i shuan me kova uji
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Shqiptarja nga Kosova parandalon përhapjen e zjarrit në një ndërtesë në Zvicër - përballet vetë me flakët dhe i shuan me kova uji

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës. E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që të intervenojë, duke shuar zjarrin me kova që i kishte mbushur me ujë, në banesën e saj. Ajo u lëndua gjatë intervenimit dhe në një prononcim për median zvicerane, Blick, tha se nuk e ka menduar faktin që mund t'i shkaktonte vetes plagë për shkak të zjarrit, por, thjesht ka pasur për qëllim shuarjen e flakës, pa u rritur më shumë, transmeton Telegrafi. “Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pash zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenat, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët” tha ajo për mediumin. Lëndimet e gruas nuk janë serioze, pasi, Shadije A. tashmë është liruar nga spitali edhepse ende mban një fashë të vogël në krah.Përpos Shadijes, zjarrin për ta shuar asaj i ndihmoi edhe një shqiptar tjetër, i cili ka përdorur një jastak të lagur me ujë, por, i njëjti nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Nga ana tjetër, pas arritjes së zjarrëfikësve, vendi është izoluar tërësisht dhe dëmët materiale nuk ishin të mëdha, transmeton Telegrafi. Megjithatë, Shadija u falënderua nga organet kompetente për intervenimin dhe bashkëpunimin. Kujtojmë që para disa ditësh një tjetër shqiptar në Zvicër tregoi një akt heroizimi, e fjala është për Hajdin Limonin, i cili nxori katër itialianë nga vetura e aksidentuar, e që kishte marrë flakë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një zjarr e pa në ballkon, në ndërtesën ku banon, në Rothrist të Zvicrës. E me të parë flakët, shqiptarja 60 vjeçare, Shadije A. nuk ka hezituar që të intervenojë, duke shuar zjarrin me kova që i kishte mbushur me ujë, në banesën e saj. Ajo u lëndua gjatë intervenimit dhe në një prononcim për median zvicerane, Blick, tha se nuk e ka menduar faktin që mund t'i shkaktonte vetes plagë për shkak të zjarrit, por, thjesht ka pasur për qëllim shuarjen e flakës, pa u rritur më shumë, transmeton Telegrafi. “Unë dola për ta parë djalin tim që po pinte cigare në ballkon dhe kur u ktheva në apartament dhe e pash zjarrin, mora menjëherë kovat dhe legenat, i mbusha me ujë dhe u përpoqa ta shuaja. Duke vepruar kështu, lëndova krahun e djathtë dhe gjithashtu këmbët” tha ajo për mediumin. Lëndimet e gruas nuk janë serioze, pasi, Shadije A. tashmë është liruar nga spitali edhepse ende mban një fashë të vogël në krah.Përpos Shadijes, zjarrin për ta shuar asaj i ndihmoi edhe një shqiptar tjetër, i cili ka përdorur një jastak të lagur me ujë, por, i njëjti nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Nga ana tjetër, pas arritjes së zjarrëfikësve, vendi është izoluar tërësisht dhe dëmët materiale nuk ishin të mëdha, transmeton Telegrafi. Megjithatë, Shadija u falënderua nga organet kompetente për intervenimin dhe bashkëpunimin. Kujtojmë që para disa ditësh një tjetër shqiptar në Zvicër tregoi një akt heroizimi, e fjala është për Hajdin Limonin, i cili nxori katër itialianë nga vetura e aksidentuar, e që kishte marrë flakë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…