PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
HoffenheimMediumi gjerman: Albian Hajdari në dyshime për Hamburgun, goli ndaj Austrisë ia riktheu vetëbesimin Fisnik Asllanit
1 min čitanja
Hoffenheim

Mediumi gjerman: Albian Hajdari në dyshime për Hamburgun, goli ndaj Austrisë ia riktheu vetëbesimin Fisnik Asllanit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mediumi i madh gjerman “Kicker” raporton se mbrojtësi Albian Hajdari ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka gjasa të mungojë ndaj Hamburgut, ndërsa shton se goli që shënoi ndaj Austrisë ia ka rritur vetëbesimin Fisnik Asllanit.Hoffenheim është nën presion këtë edicion, sidomos me humbjen që pësoi në Evropë ndaj skuadrës OFI Crete.“Kicker” raporton se Hajdari ka gjasa reale që të mungojë për Hoffenheimin, por shton se lajmi pozitiv është forma e mirë që po kalon Asllani.“Pjesëmarrja e Hajdarit ndaj Hamburgut mbetet e paqartë. Mbrojtësi po vuan me probleme në gju dhe u detyrua të largohej nga Kosova pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, ku zhvilloi 90 minuta”. “Por, lajmi pozitiv që vjen nga Kosova është për Fisnik Asllanin. Sulmuesi, që ende s’ka luajtur titullar për klubin këtë sezon, e riktheu formën gjatë pushimit ndërkombëtar, si dhe goli që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Austrisë ia ka rritur besimin për javët e ardhshme te Hoffenheimi”, raporton ndër të tjera Kicker.Përndryshe, sfida mes Hoffenheimit dhe Hamburgut do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 15:00./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mediumi i madh gjerman “Kicker” raporton se mbrojtësi Albian Hajdari ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka gjasa të mungojë ndaj Hamburgut, ndërsa shton se goli që shënoi ndaj Austrisë ia ka rritur vetëbesimin Fisnik Asllanit.Hoffenheim është nën presion këtë edicion, sidomos me humbjen që pësoi në Evropë ndaj skuadrës OFI Crete.“Kicker” raporton se Hajdari ka gjasa reale që të mungojë për Hoffenheimin, por shton se lajmi pozitiv është forma e mirë që po kalon Asllani.“Pjesëmarrja e Hajdarit ndaj Hamburgut mbetet e paqartë. Mbrojtësi po vuan me probleme në gju dhe u detyrua të largohej nga Kosova pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, ku zhvilloi 90 minuta”. “Por, lajmi pozitiv që vjen nga Kosova është për Fisnik Asllanin. Sulmuesi, që ende s’ka luajtur titullar për klubin këtë sezon, e riktheu formën gjatë pushimit ndërkombëtar, si dhe goli që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Austrisë ia ka rritur besimin për javët e ardhshme te Hoffenheimi”, raporton ndër të tjera Kicker.Përndryshe, sfida mes Hoffenheimit dhe Hamburgut do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 15:00./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…