PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraZvicër: Nis sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, rriten rastet me COVID-19
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Zvicër: Nis sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, rriten rastet me COVID-19

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Me ardhjen e vjeshtës, në Zvicër ka nisur sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht, gripi dhe virusi RSV janë ende në nivele të ulëta, ndërsa rastet me COVID-19 po rriten në disa rajone.Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), në javët e fundit janë raportuar rreth 120 raste me COVID-19 në javë, nga Zvicra dhe Lihtenshtajni. Gjatë muajve të verës, kjo shifër ishte zakonisht vetëm 10 deri në 20 raste në javë. Megjithatë, qarkullimi i virusit aktualisht është më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në javën e parë të tetorit 2025 ishin regjistruar mbi 500 raste, shkruan SRF, transmeton Telegrafi. BAG pret që vala kryesore e gripit të nisë rreth mesit të dhjetorit. Se sa e fortë do të jetë këtë dimër nuk mund të parashikohet ende, pasi varet nga imuniteti i popullsisë, variantet e viruseve që qarkullojnë dhe kushtet atmosferike. Në vjeshtë qarkullojnë gjithashtu viruset e zakonshme të ftohjes, përfshirë rinoviruset, të cilët nuk përfshihen në sistemin zyrtar të monitorimit të BAG. Ndërkohë, disa prodhues kanë raportuar vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit te mjekët dhe farmacitë. BAG thekson se bëhet fjalë për vonesa dhe jo për mungesë të vaksinave, ndërsa për grupet e rrezikuara dhe pjesën tjetër të popullsisë ka ende kohë për vaksinim./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Me ardhjen e vjeshtës, në Zvicër ka nisur sezoni i infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht, gripi dhe virusi RSV janë ende në nivele të ulëta, ndërsa rastet me COVID-19 po rriten në disa rajone.Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), në javët e fundit janë raportuar rreth 120 raste me COVID-19 në javë, nga Zvicra dhe Lihtenshtajni. Gjatë muajve të verës, kjo shifër ishte zakonisht vetëm 10 deri në 20 raste në javë. Megjithatë, qarkullimi i virusit aktualisht është më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në javën e parë të tetorit 2025 ishin regjistruar mbi 500 raste, shkruan SRF, transmeton Telegrafi. BAG pret që vala kryesore e gripit të nisë rreth mesit të dhjetorit. Se sa e fortë do të jetë këtë dimër nuk mund të parashikohet ende, pasi varet nga imuniteti i popullsisë, variantet e viruseve që qarkullojnë dhe kushtet atmosferike. Në vjeshtë qarkullojnë gjithashtu viruset e zakonshme të ftohjes, përfshirë rinoviruset, të cilët nuk përfshihen në sistemin zyrtar të monitorimit të BAG. Ndërkohë, disa prodhues kanë raportuar vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit te mjekët dhe farmacitë. BAG thekson se bëhet fjalë për vonesa dhe jo për mungesë të vaksinave, ndërsa për grupet e rrezikuara dhe pjesën tjetër të popullsisë ka ende kohë për vaksinim./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…