SerbiaLobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin - zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA
2 min čitanja
Serbia
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin - zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kompania amerikane e lobimit Valcour, e angazhuar dhe paguar nga Qeveria e Serbisë, ka zhvilluar kontakte me Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për Serbinë dhe Kosovën dhe aktualisht të dërguarin për misione speciale, ndërsa në të njëjtën periudhë ka punuar edhe për promovimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike në Washington.Të dhënat dalin nga raportet periodike që kompania Valcour ka dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas raportit që mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit, si dhe Richard Grenellin, i cili më herët ka shërbyer si i dërguar amerikan për dialogun Kosovë–Serbi.Në raport thuhet se Valcour ka punuar, ndër të tjera, për organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, me organizata të njohura hebraike në Washington. Kompania ka zhvilluar gjithashtu kontakte me zyrtarë amerikanë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.Kontakti me Grenellin është pjesë e një fushate më të gjerë lobimi të Beogradit në Washington. Grenell ka mbajtur lidhje të afërta me udhëheqjen serbe dhe në vitet e fundit ka qenë i përfshirë në çështje që lidhen me marrëdhëniet SHBA–Serbi dhe dialogun Kosovë–Serbi. Në një zhvillim tjetër të zbuluar nga raportet e kompanisë, Valcour ka ndërmjetësuar edhe në organizimin e një interviste që Vuçiqi dha në maj për portalin konservator amerikan Breitbart. Intervista më pas u shpërnda në rrjetin social Truth Social nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan N1.Raporti tregon se përfaqësuesit e Valcourit kishin qenë në kontakt disa herë me Matthew Boylen, shefin e zyrës së Breitbart në Washington, nga 1 prilli deri më 31 maj, kur intervista u publikua.Në ditën e publikimit të intervistës, si aktivitet i veçantë, në raport figuron edhe dërgimi i një mesazhi për Trumpin, për t’ia tërhequr vëmendjen ndaj intervistës së Vuçiqit. Trumpi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.