PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arsimi në maqedoniZgjidhet problemi i transportit për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”
2 min čitanja
Arsimi në maqedoni

Zgjidhet problemi i transportit për studentët e Universitetit “Nënë Tereza”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe 17A, të cilat do të lehtësojnë transportin e tyre drejt kampusit universitar.Linjat e reja do të qarkullojnë në gjithsej 24 stacione, ndërsa autobusët aktualisht do të kalojnë çdo 50 minuta. Sipas rektorit të UNT-së, Bekim Fetaji, një tjetër linjë pritet të vendoset në funksion gjatë muajit shkurt dhe do të qarkullojë çdo 15 minuta.Fetaji bëri të ditur se një nga pjesët më të rëndësishme të itinerarit është lidhja me zonën e Bit Pazarit dhe Rrugën e plastikave.“Qarkullon në shumë pjesë, në 24 stacione, por pjesa kryesore për ne është që përfshihet pjesa e Bit Pazarit, përballë UKM-së, pastaj vjen këndej nga Rruga e plastikave dhe do të vijë deri këtu tek ne. Pastaj rrethrrotullohet te Ambasada e Amerikës dhe kthen majtas nga muzeu. Kjo pjesë pastaj i lidh studentët me të gjitha pikat tjera”, deklaroi Fetaji.Ndërkohë, sa i përket ndërtimit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, rektori Fetaji njoftoi se tre fakultete janë transferuar në objektin e Lidhjes së Sindikatave.Bëhet fjalë për Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Mbikëqyrësi i punimeve, Oliver Kolevski, bëri të ditur se aktualisht po punohet në tre nga nëntë objektet e parapara për t’u ndërtuar në fazën e parë të projektit.“Aktualisht është duke u zhvilluar procedura e tenderit për kontraktorin mbikëqyrës. Kur të përfundojë kjo procedurë, do të fillojë prishja dhe në atë pikë të gjitha objektet e tjera do të jenë përfunduar. Nga këto tre objekte, njëri do ta përfundojë fazën e plotë të ndërtimit brenda dy javësh, ndërsa dy të tjerët do të përfundojnë diku në fillim të dhjetorit”, deklaroi Kolevski.Gurthemeli për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u vendos më 7 mars 2026.Sipas planit, i gjithë kampusi i ri universitar pritet të përfundojë brenda pesë vitesh.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe 17A, të cilat do të lehtësojnë transportin e tyre drejt kampusit universitar.Linjat e reja do të qarkullojnë në gjithsej 24 stacione, ndërsa autobusët aktualisht do të kalojnë çdo 50 minuta. Sipas rektorit të UNT-së, Bekim Fetaji, një tjetër linjë pritet të vendoset në funksion gjatë muajit shkurt dhe do të qarkullojë çdo 15 minuta.Fetaji bëri të ditur se një nga pjesët më të rëndësishme të itinerarit është lidhja me zonën e Bit Pazarit dhe Rrugën e plastikave.“Qarkullon në shumë pjesë, në 24 stacione, por pjesa kryesore për ne është që përfshihet pjesa e Bit Pazarit, përballë UKM-së, pastaj vjen këndej nga Rruga e plastikave dhe do të vijë deri këtu tek ne. Pastaj rrethrrotullohet te Ambasada e Amerikës dhe kthen majtas nga muzeu. Kjo pjesë pastaj i lidh studentët me të gjitha pikat tjera”, deklaroi Fetaji.Ndërkohë, sa i përket ndërtimit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, rektori Fetaji njoftoi se tre fakultete janë transferuar në objektin e Lidhjes së Sindikatave.Bëhet fjalë për Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Mbikëqyrësi i punimeve, Oliver Kolevski, bëri të ditur se aktualisht po punohet në tre nga nëntë objektet e parapara për t’u ndërtuar në fazën e parë të projektit.“Aktualisht është duke u zhvilluar procedura e tenderit për kontraktorin mbikëqyrës. Kur të përfundojë kjo procedurë, do të fillojë prishja dhe në atë pikë të gjitha objektet e tjera do të jenë përfunduar. Nga këto tre objekte, njëri do ta përfundojë fazën e plotë të ndërtimit brenda dy javësh, ndërsa dy të tjerët do të përfundojnë diku në fillim të dhjetorit”, deklaroi Kolevski.Gurthemeli për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u vendos më 7 mars 2026.Sipas planit, i gjithë kampusi i ri universitar pritet të përfundojë brenda pesë vitesh.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…