Elisa spiropaliSpiropali kritikon reformën territoriale në Kuvend: Nuk diskutojmë një reformë të vërtetë, do të votoj kundër
2 min čitanja
Elisa spiropali
Spiropali kritikon reformën territoriale në Kuvend: Nuk diskutojmë një reformë të vërtetë, do të votoj kundër
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si po trajtohet reforma e re territoriale, duke vënë në pikëpyetje mungesën e decentralizimit, përqendrimin e pushtetit dhe funksionimin e sistemit zgjedhor.Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku sot pritet të votohet reforma e re territoriale, Spiropali ka shprehur shqetësimin për mungesën e besimit të qytetarëve në institucione, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre.“Me keqardhje shumë të madhe po e marr fjalën, kur shoh se jo vetëm në këtë Parlament vazhdohet të bëhet teatër, por edhe kemi jashtë njerëz që protestojnë. Po edhe më gjerë kemi një mungesë absolute kohezioni, besimi te institucionet, te partitë politike, te ne që jemi këtu, te kontrata sociale, te shtyllat e shtetit”, ka deklaruar Spiropali.Ajo ka vlerësuar se reforma territoriale nuk duhet të kufizohet vetëm te ndryshimi i hartës së bashkive, por duhet të shoqërohet me një decentralizim të mirëfilltë dhe me kompetenca më të mëdha për pushtetin lokal.“Unë besoj se sot, Reforma Territoriale, nuk është një reformë. Duhet ta themi këtu hapur. Nuk diskutojmë një reformë territoriale, sepse nuk është pyetja sa bashki kemi, por sa pushtet duhet të ketë një bashki. A duhet të ketë një reformë territoriale pa një decentralizim të vërtetë?”, ka thënë ajo.Sipas Spiropalit, ndryshimi i kufijve administrativë është i lehtë, por sfida e vërtetë qëndron te mënyra se si konceptohet dhe ushtrohet pushteti, si dhe te afërsia e qytetarëve me vendimmarrjen.Ajo ka theksuar se decentralizimi duhet të përfshijë edhe autonominë e institucioneve dhe përgjegjësinë e të gjitha niveleve të qeverisjes.“Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi për bashkitë, duhet të diskutojmë edhe për autonominë e institucioneve. Nëse kërkojmë më shumë përgjegjësi nga kryetarët e bashkive, duhet të kërkojmë më shumë përgjegjësi nga çdo nivel qeverisjeje. Nuk mund të flasim për shpërndarjen e pushtetit në territor, pa u folur për përqendrimin e pushtetit”,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.