Arben fetoshiFetoshi ngre alarmin për dredhinë e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska
2 min čitanja
Arben fetoshi
Fetoshi ngre alarmin për dredhinë e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drejtori i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, ka analizuar se angazhimi nga Republika Srpska i konsulentëve amerikanë me lidhje me presidentin amerikan Donald Trump duhet parë në kuadër të operacioneve hibride të ndikimit serb në Ballkanin Perëndimor.Në analizën e tij lidhur me angazhimin e Chris LaCivita dhe James Blair nga autoritetet e Republikës Srpska, Fetoshi ka ngritur shqetësime për ndikimin që ky angazhim mund të ketë në perceptimin e politikës amerikane ndaj rajonit.Sipas raportimeve amerikane të cituara nga Fetoshi, LaCivita dhe Blair kanë këshilluar autoritetet e Republikës Srpska para zgjedhjeve dhe janë paguar me qindra mijëra dollarë.Fetoshi thotë se çështja nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i konfliktit të mundshëm të interesit, por edhe përmes mënyrës se si lidhjet e konsulentëve me figura të afërta me administratën amerikane mund të përdoren për të krijuar perceptimin e mbështetjes së SHBA-së për agjendat politike të Republikës Srpska.Tutje ai ka shkruar se kontratat lobuese dhe konsulencat nga figura të lidhura me presidentin Trump mund të shfrytëzohen si elemente strategjike në operacionet hibride të ndikimit.Ai i referohet deklaratës së presidentit Trump se LaCivita dhe Blair janë këshilltarë të jashtëm dhe se ai “nuk ka parë konflikt interesi”, ndërsa përmend edhe reagimin e aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila ka ngritur akuza për lidhje të mundshme të këtij angazhimi me agjendat ruse dhe figura të afërta me presidentin rus Vladimir Putin.Kokalari, sipas Fetoshit, në një postim në rrjetin X ka paraqitur një skemë të lidhjeve të Milorad Dodikut në SHBA dhe me rrjetin e Moskës, ku ka përmendur Aleksandër Vulinin, Aleksandër Vuçiqin dhe Sergei Lavrovin.Fetoshi thekson se pretendimet për një operacion të koordinuar rus mbeten për t’u verifikuar, por konsideron se debati ka nxjerrë në pah mënyrën se si konsulenca private mund të përdoret për të krijuar perceptimin e mbështetjes nga administrata amerikane.“Sa më shumë mjegul
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.