PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Përparim grudaGruda: Ligji për ndryshimin e Speciales është në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare
2 min čitanja
Përparim gruda

Gruda: Ligji për ndryshimin e Speciales është në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.Gruda ka thënë se me ndryshimet nuk është prekur Kushtetuta, ndërsa ka argumentuar se ligji përcakton kufijtë e juridiksionit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.Sipas tij, Gjykata Speciale mund të tentojë të kundërshtojë zbatimin e ligjit, por ai beson se Kosova mund të gjejë rrugë juridike dhe institucionale për ta zbatuar atë.“Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri”, ka deklaruar Gruda.Ai është ndalur te Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës, duke theksuar se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohen me Kushtetutë dhe me ligj të veçantë.Gruda ka argumentuar se ndryshimet e miratuara nuk ia heqin Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Dhomave të Specializuara, por synojnë të përcaktojnë se kontrolli i kushtetutshmërisë së vetë ligjit bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.“Ky është dallimi thelbësor”, ka thënë ai.Sipas Grudës, ndryshimet mund ta sjellin Kosovën në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale, por ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë ligjin e miratuar.Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan nga Kuvendi i Kosovës pas debatit të gjatë politik dhe institucional rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale. Përputhshmëria e tyre me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare është kundërshtuar nga disa aktorë, ndërsa Gruda dhe PDK-ja kanë mbrojtur qëndrimin se ligji nuk i cenon këto detyrime./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.Gruda ka thënë se me ndryshimet nuk është prekur Kushtetuta, ndërsa ka argumentuar se ligji përcakton kufijtë e juridiksionit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.Sipas tij, Gjykata Speciale mund të tentojë të kundërshtojë zbatimin e ligjit, por ai beson se Kosova mund të gjejë rrugë juridike dhe institucionale për ta zbatuar atë.“Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri”, ka deklaruar Gruda.Ai është ndalur te Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës, duke theksuar se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohen me Kushtetutë dhe me ligj të veçantë.Gruda ka argumentuar se ndryshimet e miratuara nuk ia heqin Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Dhomave të Specializuara, por synojnë të përcaktojnë se kontrolli i kushtetutshmërisë së vetë ligjit bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.“Ky është dallimi thelbësor”, ka thënë ai.Sipas Grudës, ndryshimet mund ta sjellin Kosovën në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale, por ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë ligjin e miratuar.Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan nga Kuvendi i Kosovës pas debatit të gjatë politik dhe institucional rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale. Përputhshmëria e tyre me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare është kundërshtuar nga disa aktorë, ndërsa Gruda dhe PDK-ja kanë mbrojtur qëndrimin se ligji nuk i cenon këto detyrime./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…